Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

'Thyhen' bursat ndërkombëtare të naftës, çmimi kap vlerën më të ulët në 6 muajt e fundit

'Thyhen' bursat ndërkombëtare të naftës, çmimi kap vlerën më të ulët në 6 muajt e fundit

12:38, 13/12/2023
A+ Aa A-

Tregjet botërore të arit të zi u hapën këtë të mërkurë me një thyerje të madhe, teksa çmimet ranë në mënyrë të ndjeshme.

Në bursën e Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çmimi ra me gati 4 Dollarë, teksa një fuçi naftë e papërpunuar u shit nën 68 Dollarë, nga 72 Dollarë që ishte një ditë më parë.

Ky është vlera me e ulët në muajt e fundit, çmimi për fuçi vetëm gjatë 30 ditëve të fundit ka rënë me afro 11 Dollarë.

Me të njëjtën linjë ka lëvizur edhe bursa e Londrës, ku çmimi i arit të zi të papërpunuar kapi këtë të mërkurë çmimin 72 Dollarë, duke pësuar një rënie me gati 10 Dollarë krahasuar kjo me datën 29 Nëntor kur çmimi ishte gati 82 Dollarë.

Ekspertët e shohin këtë lëvizje të bursave me disa faktorë, ku ndër më kryesorët është rritja e prodhimit nga vendet jashtë OPEK si dhe nga rënia e kërkesës globale për naftë e ndikuar nga frika e inflacionit.

Gjithashtu në këtë sjelje të tregjeve ka ndikuar edhe parashikimi i Administratës së Informacionit të Energjisë, e cila në perspektivën e saj vlerësoi se çmimi i naftës së papërpunuar në vitin e ardhshëm do të jetë 83 Dollarë për fuçi nga 93 Dollarë që ishte parashikimi i mëparshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco