Mbyllet Samiti, Presidentja e KE: Duhet bërë shumë punë për të ngritur ekonomitë

Mbyllet Samiti, Presidentja e KE: Duhet bërë shumë punë për të ngritur ekonomitë

07:24, 17/10/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në konferencën për shtyp, pas mbledhjes së Samitit të Berlinit, trajtoi disa pika kryesore se çfarë duhet të bëjë Ballkani Perëndimor për t’u futur në Bashkimin Europian.

"Kur folëm për mbajtjen e Samitit në Tiranë, e dija që tek Shqipëria, do të ishte në duar të sigurta dhe kisha të drejtë. Faleminderit Edi Ramës dhe të tjerëve për mbajtjen e Samitit. Plani synon që Ballkani Perëndimor të përfshihet në një sërë objektivash për t’u arritur, ndërsa ekonomitë e BP dhe BE janë ende larg. Duhet bërë shumë punë për të ngritur ekonomitë. Njerëzit e Ballkanit Perëndimor duhet të hapen me njëri tjetrin dhe nëse doni akses me Bashkimin Europian duhet të jeni në të njëjtin nivel. Duhet që BE të plotësojë atë që është tregu i përbashkët rajonal. Duhet që vendet e BE të hapen fillimisht ndaj njëri-tjetrit dhe të hapen plotësisht sa i përket ekonomisë.”, tha mes të tjerash Von Der Leyen.

Në mbyllje të Samitit, kryeministri Edi Rama, u shpreh se tani është moment i vështirë për çdo kënd, për shkak të krizave të një pas njëshme. Kreu i qeverisë deklaroi se kjo ditë u mbyll me diskutime të frytshme, ndërsa shtoi se Olaf Scholz dhe Presidenten Ursula Von Der Leyen janë një “fuqi e qetë mbresëlënëse”, që kanë shtyrë BE dhe Ballkanin Perëndimorë për të ardhur më pranë njëri-tjetrit.

“Samiti u mbyll me diskutime të frytshme, me shkëmbime të hapura dhe ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin, i cili qe i hapur për ta sjellë këtë proces jashtë kufijve të BE. Po ashtu për të falënderuar presidenten.

Është moment i vështirë për çdo kënd, sfidat ne të gjithë së bashku po përballemi janë të jashtëzakonshme, pas krizave të njëpasnjëshme që na kanë goditur të gjithë ne qofshim Evropë me B apo Evropë pa B, bashkëlidhur nuk duket sikur gjërat bëhen më mirë ase sa përkeqësohen përfshirë frontin e ri të tmerrshëm të konfliktit të Izraelit dhe Hamasit, në të njëjtën kohë sidoqoftë kanë farkëtuar miqësinë bashkëpunimin tonë, ndjekjen e përbashkësisë dhe falë udhëheqjes së BE ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejt BE.

Këta dy gjermanë krah meje kanë orare kanë afate kohe, avionë për të marrë e gjëra për të bërë, nuk dua të marr nga koha e tyre këtu nuk kemi çdo ditë të presim presidenten e KE dhe kancelarin Scholz, ajo çka do të thonë ata është më e rëndësishme ajo çka do të them unë.

Gjatë konferencës për shtyp , kancelari gjerman Olaf Scholz përsëriti thirrjen e tij që gjashtë vende nga rajoni i Ballkanit Perëndimor të pranohen sa më shpejt në Bashkimin Evropian.

“Është e qartë se 20 vjet pas premtimit të pranimit të këtyre vendeve, do të duhet të ndodhë së shpejti. Vendet në fjalë janë Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria.”- tha Scholz.

Dje në Tiranë, u mbajt Samiti i Procesit të Berlinit, një takim i rëndësishëm me pjesëmarrje të gjerë, me qëllim zgjerimin e unionit. Ky ishte takimi i parë që u zhvillua jashtë kufijve të Bashkimit Europian.

Samiti përfshiu përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrës të rëndësishëm ishin presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili ishte vendi që filloi Procesin e Berlinit./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco