Elbasan – Qafë Thanë/ Ndryshojnë emrat e rrugëve, por jo hajnia e qeverisë, 100 milion euro për 25km rrugë

Elbasan – Qafë Thanë/ Ndryshojnë emrat e rrugëve, por jo hajnia e qeverisë, 100 milion euro për 25km rrugë

15:24, 10/10/2023
A+ Aa A-

Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë, një rrugë e gjatë vetëm 50 kilometra, po gllabëron qindra milionë euro. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka gjetur një skemë unike, duke “kopjuar” atë Kardhiq – Delvinë, duke tentuar që të fryjë me aq sa të mundet të gjithë këtë procedurë.

Ai e ka ndarë me lote bërjen e rrugës, ku deri më tani janë shpallur dy faza, ndërsa janë shpallur edhe fituesit e parë. Pra, dy lotet kanë një gjatësi totale prej 10 kilometrash, ndërkohë që për kaq rrugë është akorduar një shumë prej 50 milionë eurosh. Me një llogari të thjeshtë rezulton se 1 kilometër rrugë kushton plot 5 milionë euro, mbi normën europiane apo atë ballkanike për ndërtim.

Një vjedhje e hapur, pasi me këto ritme, rruga do të kapë edhe kostot e Tiranë – Elbasan, apo të ashtuquajturën Rruga e Kombit, nga Rubiku deri në Morinë. Por, dy të fundit kanë pasur edhe vepra të mëdha, si tunele të gjata, ndërkohë që kohët e fundit, dyshja Balluku – Berberi kanë ndryshuar projektet e ndërtimit. Fillimisht, rruga ishte projektuar pa tunel, ndërkohë që tashmë po projektojnë një të tillë, duke tentuar që të rrisin artificialisht vlerën e të gjithë rrugës.

Image

Nëse për dy fazat e para vlera shkoi në 50 milionë euro, e njëjta vlerë është akorduar edhe për fazat III dhe IV. Dokumenti i mësipërm është njoftimi i ARRSH-së në regjistrin e parashikimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik, ku është akorduar rreth 50 milionë euro. Procedura e parë është “zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafe Thanë, faza III”.

Autoriteti kontraktues është Autoriteti Rrugor Shqiptar, i kryesuar nga Evis Berberi, një vartës besnik i Belinda Ballukut. Mësohet se fondi limit i kësaj procedure është 2.500.000.000 lekë, teksa parashikohet që në javët e ardhshme të shpallet në APP, bashkë edhe me dokumentet. Por, nisur edhe nga fazat e para parashikohet që e gjitha kjo shumë, pra rreth 25 milionë euro, do të përdoret për vetëm 5 kilometra rrugë, diku në afërsi të aksit Elbasan – Librazhd. Rruga do të jetë në gjurmën e asaj aktuale, ndërkohë që do të shtohen korsitë. Edhe ky aks parashikon që 1 kilometër të kushtojë plot 5 milionë euro.

Ndërkohë, i njëjti autoritet kontraktues ka shpallur edhe tenderin “zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë faza IV”. Kjo procedurë është copy-pastë me atë të fazës III, teksa shuma e akorduar është identike 2.500.000.000 lekë. Edhe kjo fazë pritet të shpallet në APP në javët në vijim, teksa bën fjalë për “punime ndërtimi për autostrada, rrugë”. Por, përtej vlerës, ajo që është dukshme në gjithë këto procedura është se e gjithë “torta” po ndahet mes firmave të mëdha, duke i dhënë të gjithave nga një pjesë të saj. Madje, pjesët janë të njëjta, ndërsa pak para përfundimit të secilit lot, ARRSh-ja shpërblen këto firma edhe me nga 5 milionë euro, gjoja për “shtesë kontrate në vlerën 20 %”. Njësoj siç u shpërblyen edhe firmat e Kardhiq – Delvinë, apo po shpërblehen aktualisht edhe firmat që po ndërtojnë Unazën e Madhe të Tiranës.

Njoftimi i fituesit të fazës I dhe fazës II me vlerë totale 50 milionë euro

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar rruga pritet të kushtojë më shumë se 200 milionë euro, pa segmentin e ri, nga Bushtrica drejt një pike të re doganore me Maqedoninë. Megjithëse emërtimi i rrugës është Elbasan – Qafë Thanë, rruga s’do të përfundojë në Qafë Thanë por në një pjesë të re, që edhe nuk është kryer projektimi. Ka disa variante, si ai me tunel, ndërsa kostot pritet të kapin majat, pasi të gjithë po shpejtojnë që të akordojnë miliona euro shtesë. Në dokumentet e ARRSH-së shkruhet se ky aks përshkruhet si shumë i rëndësishëm në drejtim të turizmit dhe zhvillimit ekonomik, por shpesh herë me një trafik të rënduar dhe me gjendje jo të mirë të parametrave teknikë.

Megjithatë, këto janë justifikime me qëllim shtimin e fondeve. Në dokumente, ARRSH shkruan se “ky segment nis në afërsi të pas daljes nga fshati Labinot-Fushë në km 1+400 dhe përfundon në afërsi të fshatit Mirakë në km 6+500”. “Bazuar në vendimin e këshillit pas dorëzimit të fazës së Projekt-Idesë, projekt-zbatimi i këtij segmenti prej 5.060ml është bërë në përputhje me parametrat teknikë të rrugëve të kategorisë B (rrugë interubane kryesore)”, thotë ARRSH, për ndërhyrjen në vetëm 5 kilometër rrugë. Në bëmë një vëzhgim në atë të segmentit ku do të investohej, ku terreni ishte mjaft i favorshëm, pasi i gjithë ky aks është fushor./Boldnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco