Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit

17:37, 04/10/2023
A+ Aa A-

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë nuk ndryshoi normën bazë të interesit, duke e mbajtur në nivelin 3%.

Guvernatori Gent Sejko tha se vendimi për të mbajtur përsëri të pandryshuar normën bazë tenton të balancojë natyrën shtrënguese të politikës fiskale dhe forcimin e lekut në kursin e këmbimit valutor.

‘Këshilli Mbikëqyrës vëren se kjo vendimmarrje ndihmon në krijimin e kushteve të përshtatshme monetare për kthimin e inflacionit në objektiv gjatë vitit të ardhshëm. Gjithashtu, ajo është konsistente me kahun konsolidues, aktual e të pritur, të politikës fiskale si dhe me kahun forcues që ka ndjekur ecuria e kursit të këmbimit gjatë vitit 2023.

Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend. Në këtë kontekst, ai thekson se mbetet i gatshëm të vazhdojë procesin e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare, nëse kjo masë do të konsiderohet e nevojshme për garantimin e stabilitetit të çmimeve,’ tha Sejko.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco