Depozitat në Fibank - Kombinim i interesave të larta me fleksibilitet maksimal

Depozitat në Fibank - Kombinim i interesave të larta me fleksibilitet maksimal

12:16, 01/09/2023
A+ Aa A-

“Llogaria e kursimit 2023” është produkti më i mirë që ofrohet aktualisht në tregun bankar. Ky produkt i përshtatet çdo tipologjie klienti sidomos në një periudhë paqartësie përsa i përket normave të interesave dhe kursit të këmbimit.

Fibank ofron një gamë të gjerë produktesh për depozitaafatgjata edhe afatshkurtra duke kombinuar interesat e larta me fleksibiliet maksimal”

Image

Z.BOZHIDAR TODOROV, Drejtor i Përgjithshëm, Fibank Albania

Fibank ofron këtë verë depozita interesante dhe inovative duke kombinuar veçoritë më të mira dhe duke i lejuar klinetët të menaxhojnë e rrisin kursimet e tyre të sigurta në bankë.

Dy ofertat fantastike që Fibank prezantoi këtë verë janë: Llogari kursimi 2023 me interes 2.5% në të treja monedhat, LEK, EUR & USD si edhe Depozita e Hapur 1 vjeçare deri në 6.5% në lekë dhe deri në 4.5% në Euro& Dollarë.

Ofertat kombinojnë interesa shumë të larta për depozita fleksibël të cilat mund të tërhiqen në çdo kohë, pa i humbur interesat e fituara. Nuk kërkohet shumë minimale duke lejuar të gjithë depozituesit të menaxhojnë dhe rrisin kursimet e tyre pa asnjë kufizim.

Fibank ofron risi dhe kombinime fantastike në avantazh të klientëve duke synuar vazhdimisht të rrisë bazën e klientelës. Në fokus të aktivitetit të saj prej shumë vitesh në tregun Shqiptar, banka synon kënaqësinë e klientit duke i shërbyer me dedikim, integritet dhe shpejtësi maksimale!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco