Diga e Paskuqanit dhe Liqenit Artificial, Komiteti i Digave 'kthen pas' planet e Kamzës dhe UKT

Diga e Paskuqanit dhe Liqenit Artificial, Komiteti i Digave 'kthen pas' planet e Kamzës dhe UKT

10:41, 25/08/2023
A+ Aa A-

Gati një muaj pas kërkesës së parë të Komitetit Kombëtar për Digat e Mëdha për studimin që duhet të dorëzohet për digën e Liqenit Artificial nga ana e Ujësjellësit të Tiranës, në mbledhjen e radhës duket se ky studim është paraqitur.

Komiteti gjithsesi ka konstatuar se bëhet fjalë për të njëjtin studim të hartuar në 2017-ën dhe që nuk është marrë parasysh për shkak të mangësive që kishte.

“Studimi i UKT në lidhje me llogaritjen e valës dhe hartat e përmbytjeve për digën e liqenit artificial të Tiranës. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të ardhur, rezulton se Studimi është përgatitur në vitit 2017 dhe nuk ka marrë në konsideratë asnjë prej kërkesave të KKDM të shprehura në atë kohë e cila për mangësitë që kishte nuk e ka miratuar. KKDM nuk e miraton këtë studim dhe i kërkon UKT të përgatit planin e emergjencave civile duke përfshirë edhe llogaritjet e valës në rastet e prishjes së digës si dhe hartën e përmbytjeve në zonën urbane poshtë digës së liqenit artificial në përputhje me kërkesat e legjislacionit ne fuqi” thuhet në shpjegimin e Komitetit ku njoftohen vendimet e marra.

Sipas Komitetit studimi i paraqitur rishtazi dhe i hartuar vite më parë nuk përmban të dhënat e kërkuara të rifreskuara sipas zhvillimit urban që ka pësuar kjo zonë vitet e fundit.

Po kështu komiteti ka kërkuar që të dorëzohet projekti për rehabilitetimin e sistemit të shkarkimit dhe të ujëlëshuesit të digës së Liqenit Artificial të Tiranës që nuk janë rehabilituar që nga momenti kur ndodhi incidenti i 20 viteve më parë.

Në vendim është kërkuar që të bëhen edhe matje mbi sasinë e ujit në liqen, kurba aktuale e volumeve dhe sipërfaqes si dhe analizë e sedimenteve dhe mbetjeve të ardhura në liqen.

Në mbledhjen e pak javëve më parë Komiteti ka kthyer pas edhe një projekt të Bashkisë së Kamzës e lidhur kjo me digën e Paskuqanit dhe rehabilitimin e saj.

“Dokumentacioni teknik i paraqitur nga Bashkia Kamëz për procesin e kolaudimit të punimeve të zbatimit për projektin e rehabilitimit të digës së Paskuqanit . Nga shqyrtimi i dokumentacionit të paraqitur rezultoi se dokumentacioni nuk është në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi si dhe udhëzimeve të KKDM.

Pas diskutimeve të të gjithë anëtarëve te pranishëm, KKDM vendosi ti kërkojë bashkisë Kamëz të plotësoj dokumentacionin përkatës në përputhje me ligjin duke përfshirë edhe situacionin e punimeve te kryera dhe të njoftoj KKDM për kryerjen e këtij procesi sipas kërkesave të nenit 24 te VKM Nr. 147, dt. 18.03.2004” thuhet në njoftimin e KKMD./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco