SYRI TV/ Përpjekjet e Bankës së Shqipërisë pa rezultat, euro sërish në rënie edhe sot

16:10, 09/08/2023
A+ Aa A-

Monedha e përbashkët europiane sërish ka shënuar rënie. Në tregun e brendshëm, pavarësisht tërheqjes së valutës, euro po këmbehet sot me 103.21 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Për ekspertët, shpjegimi i vetëm për këtë situatë është qarkullimi i parasë informale që investohet në pasuri të paluajtshme.

SYRI TV

Monedha e përbashkët europiane vijon të këmbehet në vlera rekord negative dhe duket se as përpjekjet e bankës qëndrore për të blerë valutë nuk po japin efekt. Këtë të mërkurë euro sipas kursit zyrtar këmbehet me 103.21 lekë, ndërsa në pikat lokale të tregtimit blihet me 102.9 lek dhe shitet me 103.9 lekë.

Këto vlera pikiate të euros nuk janë parë kurrë prej dekadash që kur monedha europiane hyri në qarkullim në vendin tonë.

Sipas analistëve të tregut ka vetëm dy faktorë që mund të shpjegojnë këtë zhvlerësim. Arsyeja kryesore e ekspertëve lidhet me qarkullimin e parasë informale pa burim të njohur që investohet në pasuri të paluajtshme dhe arsyeja tjetër pak e artikuluar është situata e volitshme për qeverinë për të paguar borxhin e jashtëm në këtë moment të forcimti të lekut.

Ndërsa jemi në pikun e sezonit turistik dhe prej vitesh kjo periudhë është shoqëruar me rënie të euros prej remitancave dhe hyrjeve të larat të turistëve, qëndrimi në këto nivele sipas ekpertëve nuk mund të justifikohet vetëm me ofertën e lartë të valutës në treg.

E si në cdo situatë ka disa që fitojnë dhe disa që humbasin dhe ata që kanë shënuar rekorde negative janë bizneset eksportuese të cilët kanë deklaruar se zhvleresimi euros po i con drejt falimentit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco