SYRI TV/ Eksportuesit shqiptarë kërkojnë ndihmë: Rënia e euros po ndikohet nga paratë kriminale

10:37, 03/08/2023
A+ Aa A-

Shoqata e Eksportuesve në një letër dërguar Bankës së Shqipërisë, por edhe institucioneve të tjera financiare, bën apel për ndihmë. Kjo vjen për shkak të luhatjes se euros, e cila sipas tyre ka ndikuar në veprimtarinë e tyre tregtare. Por një tjetër shkaktar që ata e konsiderojmë të rrezikshëm janë paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme

SYRI TV

Luhatjet e kursit të euros në Shqipëri kanë detyruar Shoqatën e Eksportuesve që t’i kërkojë ndihmë Bankës së Shqipërisë, por edhe institucioneve të tjera financiare. Kjo shoqatë kërkon asistencë për politikat monetare dhe fiskale që lehtësojnë goditjet nga kurset e këmbimit

“Luhatjet e mëdha dhe të përkohshme që dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin duket se ndikohen edhe nga paratë informale apo kriminale në ekonominë shqiptare, kryesisht në pasurinë e paluajtshme dhe bizneset fitimprurëse.

Vlerësojmë se këto luhatje ndoshta do të ndjehen edhe më shumë në vitet në vijim, prandaj e konsiderojmë se do të ishte shumë e vlefshme për të bashkuar forcat me ekspertët tuaj, për nxitjen dhe lehtësimin e politikave të eksportit, ku përfshihen politikat fiskale, ato monetare, por edhe rëndësia e reduktimit te kostove dhe te ngarkesave fiskale”, thuhet në letrën e Shoqatës së eksportuesve.

Këta të fundit gjithashtu theksojnë se në kushtet e aplikimit të kursit të luhatshëm të këmbimit, do të preken nga goditje të jashtme. Kjo situatë është ndjerë më shumë vitet e fundit. Zhvlerësimi i monedhës euro është rreth 20% dhe rreth 13% me bazë vjetore. Komuniteti i eksporteve përfaqëson mbi 5000 kompani ekportuese, mbi 200 mijë të punësuar dhe ka një kontribut afro 23% në PBB.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco