Rënia e vlerës së euros, BSH pranon anomalinë, flet ekspertja e ekonomisë Guxholli

20:31, 02/08/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ekspertja e ekonomisë Suzana Guxholli, foli për rënien e vlerës së euros, dhe pranimin e një anomalie tashmë nga Banka e Shqipërisë.

Guxholli u shpreh se ekonomia reale është ajo që e komandon këtë rritje apo ulje, dhe se rezultati nuk vjen me shkop magjik por duhej menduar më parë, pasi leku duhet të ishte i fortë, shoqëruar me një ekonomi me produktivitet të lartë.

Sido të jëtë Banka e Shqipërisë një institucion qëndror i pavarur i politikave monetare dhe sado që qeveria mundohet ta bëjë një patericë të saj, patjetër do të vijë një moment që duhet të kthehet në funksionin e saj dhe të monitorojë politikat dhe zbatojë ato monetare në mënyrë të tillë, që të garantojë ekuilibrin makro, nëpërmjet asaj që ajo ka. Politikave dhe ndërhyrjeve që i lejojnë këto politika.

Deri tani ka qenë një lloj justifikimi për këtë situatë të çuditshme të euros ndaj lekut shqiptar. Në Shqipëri çuditërisht monedha euro pati një rënie prej kohësh, por drastike. Euro pati rënie gjatë pandemisë dhe me masat që morën, politikat moentare dhe fiskale të qeverive përkatëse u arrit që kjo të mbahej në ekuilibër dhe të merrte veten. Dhe sot, kur inflacioni, lufta, kushtet e vështira atmosferike, fatkeqësitë natyrore, janë presione ekonomike, që padyshim shprehen dhe në monedhë, dhe në këto kushte banka qëndrore ndërhyn me instrumentet e tyre.

Ne kemi nje kurs këmbimi të lëvizshëm, dhe nga kjo pikëmpaje ruajtja e kursit të këmbimit është një detyrë e saj dhe ajo nuk bën dot ndërhyrje që ta bëjë më të ulët ose më të lartë me urdhra dhe mekanizmat e saj.

Ekonomia reale është ajo që e komandon këtë rritje apo ulje. Leku duhet të ishte i fortë shoqeruar me ekomomi me produktivitet të lartë, të mos kishim ekonomi të bazuar në shërbime por në aktivitete prodhuese me produktivitet të lartë, pra duhet të kishim një rritje të ekonomisë në sektore të rëndësishme, dhe në turizëm pse jo.

Por, kjo nuk vjen me shkop magjik dhe nuk bëhet në një ditë. Bëhet nga mbështetja që i jep qeveria me politikat fiskale etj, etj, dhe politikat monetare.

Dhe, të dy shtyllat, banka dhe qeveria duhet të jenë në sinkron të ndihmojnë njëra tjetrën, të mbajnë ekonomi stabël dhe të mos pengojnë rritjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco