SYRI TV/ Piku i turizmit, tregu në Vlorë s’ka shitje, tregtarët: Çmimet e papërballueshme

16:22, 22/07/2023
A+ Aa A-

Largimi i të rinjve dhe i qytetarëve në Vlora ka sjellë edhe rënien e blerjeve. Edhe pse jemi në pikun e turizmit tregtarët shprehen se nuk ka blerës, madje disa nga bizneset janë mbyllur. Qytetarët pohojnë se edhe pse në treg çmimet janë më të ulëta se në market, sërish mbeten të papërballueshme për xhepat e tyre.

SYRI TV

E teksa jemi në pikun e turizmit tregtarët ne Vlorë shprehen se shitjet kanë rënë. Të rinjtë sipas tyre janë larguar dhe çmimet që janë aktualisht nuk përballohen nga qytetarët. Madje edhe disa nga tregtarët që ndodhen në këtë treg kanë mbyllur biznesin dhe janë larguar.

Bleresit shprehen se çmimet janë të papërballueshme. Një pensionit si cili jeton në Itali dhe ka ardhur me pushime në Shqipëri shprehet se pensioni që merrnin nuk u dilte dhe për këtë arsye jetojnë në vendin fqinj.

Tregu i fruta perimeve tek sahati i qytetit, tregu i produkteve ushqimore në zonën e Çolës, apo tregjet e gjësë së gjallë, kanë një të përbashkët, ku në to mungojnë kushtet dhe standartet për tu quajtur të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco