“Projekt i së Ardhmes”, Green Coast finalist në konkursin më prestigjioz të arkitekturës në botë

“Projekt i së Ardhmes”, Green Coast finalist në konkursin më prestigjioz të arkitekturës në botë

16:20, 19/07/2023
A+ Aa A-

Projekti i Green Coast është përzgjedhur për në fazën finale të një prej konkurseve më të rëndësishme të arkitekturës në botë, “World Architecture Festival”, i cili këtë vit organizohet në Singapor. 

Green Coast është mes 15 projekteve të tjera të arkitekturës moderne, të cilat garojnë për çmimin prestigjioz në kategorinë “Projekte të së Ardhmes” (Future Project- Masterplanning) .

Kjo është hera e parë që një projekt, i cili po realizohet në Shqipëri merr pjesë në fazën finale të këtij konkursi ndërkombëtar.

Projekti Green Coast është  krijuar nga studio e njohur arkitekturore EAA-Emre Arolat dhe çmohet për lidhjen e natyrshme të strukturës arkitektonike me natyrën e zonës.

“World Architecture Festival” i cili do të mbahet në Singapor nga data 29 nëntor deri në 1 dhjetor është një ndër takimet më të rëndësishme të arkitekturës që bën bashkë profesionistë nga e gjithë bota për të diskutuar, komentuar dhe vlerësuar projektet më të mira. Ky është edicioni i 16-të i këtij aktiviteti, që vlerëson ekselencën në fushën e arkitekturës duke u bazuar në vlerat e shtuara që secili projekt sjell në këtë fushë.

Ky festival dhe juria e përzgjedhur do të vlerësojë prezantimin e rreth 500 finalistëve pjesmarrës në kategori të ndryshme, për të shpërndarë në fund çmimet për secilën kategori. Green Coast vlerësohet për kategorinë e Future Project- Masterplanning.

Vetëm pak kohë më parë, Green Coast u vlerësua me çmimin “Paysage” në edicionin e këtij viti të “City Scape Award” organizuar në Milano. Green Coast garoi me 122 projekte të tjera dhe arriti të tërheqë vëmendjen e jurisë duke marrë çmim e parë në kategorinë “Paessaggio in Luce”.

I konceptuar dhe dizejnuar për të pasur çdo shërbim brenda tij, Green Coast vjen i ndërtuar si një simbol domethënës i modernes, dinamizmit dhe relaksit. Arkitektura e ndërtesave lidhet në mënyrë të natyrshme me mjedisin, duke qëndruar sa më afër teksturës natyrore dhe zonës shkëmbore ku shtrihet projekti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco