Kadriaj: Marrëveshjet ekonomike Shqipëri - Kosovë, si pemët plot gjethe, por pa fruta

10:14, 18/07/2023
A+ Aa A-

Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadriaj nga Kosovë, i konsideron marrëdhëniet për zhvillim midis Shqipërisë dhe Kosovës si një pemë plot gjethe, por pa fruta ku ka ndikuar politikëbërja “ e shpartalluar” dhe inatet “adoleshente” nga të dyja e kufirit.  

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV dhe një ditë pas takimit informal të Kryeministrit Edi Rama me kryeministrat që e kanë përqafuar “Ballkanin e Hapur”, përjashtuar Kosovës, ja si iu përgjigj prof. Kadriaj njërës prej pyetjeve të gazetarit Flavio Qarri.

Flavio: Z. Kadriaj, pas ndërtimit të autostradës së Kombit dhe simotrës së saj nga Bechtel do të duhej të kishte shkëmbime tregtare Kosovë-Shqipëri, që do të ishin të vetmjaftueshe për ekonomitë e të dyjave vendeve bashkë më lëvizjen e qytetarëve, megjithëse u duk sikur vendimet politike të Kosovës dhe Shqipërisë i dhanë një treg të lirë, Serbisë. A ka një problem me politikën e jashtme dhe si i gjykoni lëvizjet e fundit të kryeminstrave shqiptarë?

Mustafë Kadriaj: Unë ndoshta nuk do të “lëshohem” në këtë pjesën politike dhe në problemet e brendshme dhe ambiciet politike i kuptoj shumë qartë, por do të bazohem te pyetja që bëtë.

Ndoshta jemi dy vende në nivel botëror (nuk po themi që kemi rekord) por ndër vendet që po bëjnë marrëveshje dhe takime radhazi çdo vit dhe me plot autograme nga kryeministrat dhe qeveritë, si nga Shqipëria dhe nga Kosova, por, kur sheh jetësimin, kjo të krijon përshtypjen si ato pemët me plot gjethe, por pa fruta dhe gjithë ai investim i autostradës, që është diçka e arritur, historike, nga ana ekonomike tek e fundit, sepse një e mirë është krijuar edhe për investitorët e jashtëm. Po flas që mundësisht të krijohet një treg shqiptar Kosovë-Shqipëri që t'i kalojë mbi 5 milionë banorë, sepse mund të afrojë një investitor serioz.

Për atë arsye ne po kemi probleme sepse shumë prodhime siç është Coca Cola dhe prodhime të ngjashme e kanë bazën në Serbi dhe ne po i krijojmë problem, për faktin se ata e llogarisin si një treg bazë, rreth 10 milionë banorë Serbia dhe të shpërndahet në rajon.

Kështu që neve si duket na iku hapi në këtë drejtim që të bëhemi një popull i fuqishëm dhe nga ana ekonomike, por si rezultat i politikëbërjes "së shpartalluar" dhe me këto inatet “adoleshente”, vlerësoj nga të dyja anët e kufirit, por, pa marrë parasysh, pa ia larguar fajet edhe kryeministrit Rama, por që ne si Kosovë nuk është dashur të vijmë në këtë pikë. Për faktin që këto forca politike euroatlantike kanë bërë që ndoshta nganjëherë jo me të drejtë ndërkombëtare, kanë intervenuar në '99-ën në emër të humanizmit duke u çliruar Kosova dhe sot ne të sillemi ....ndoshta edhe më keq sesa ish-lideri komunist në Shqipëri.

Edhe ai kur është prishur me një palë, ka krijuar raporte me një shtet tjetër; është prishur me Rusinë,  ka krijuar me Kinën ose diçka të ngjashme. Por ne, të vijmë në këtë pikë, të prishim marrëdhëniet me SHBA-në, me BE-në, me Shqipërinë pa marrë parasysh se ndoshta në momente të caktuara ne nuk reflektojmë mirë dhe z. Rama, ndoshta tek qytetaria në Kosovë, besoj se nëse do të kishte marrë pjesë z. Kurti në këto takime, nuk do të thotë që ishte pajtuar edhe me z. Rama, edhe me z. Vuçiç. Thjesht është diçka e rrugës kur flasim në këtë kohë që të krijohen raporte..."

Ndiqni intervistën e plotë me z.Kadriaj  në videon e Kafe Shqeto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco