ACREM shpallet kampioni i edicionit të 10-të të Balfin Volley

ACREM shpallet kampioni i edicionit të 10-të të Balfin Volley

16:53, 27/06/2023
A+ Aa A-

Acrem, kompania që menaxhon asetet e Grupit BALFIN, si TEG, QTU, dhe të tjera, fitoi finalen e edicionit të 10-të të BALFIN Volley Championship, në sfidën klasike të luajtur ndaj rivaleve të përjetshëm të Neptun Albania, me rezultatin 3-2 (20-25, 25-23, 28-26, 17-25, 16-14).

Në një atmosfere, si zakonisht të ndezur nga tifozët/kolegë të ekipeve përkatëse dhe fëmijët e tyre, të shumtë në numër si gjithnjë, Acrem ia doli mbanë të ngrinte ne qiell kupën e kampionëve, që është e dyta për ta në këtë dekadë të kampinatit të volejbollit të Grupit BALFIN.

Sfida mes “tigrave” tëAcrem dhe bluve të Neptun, u karakterizua nga agonizmi, rivaliteti dhe fairplay. Loja ishte e ekuilibruar dhe u desh që të luhej edhe seti i pestë, për të përcaktuar ekipin fitues.

Acrem e kishte fituar titullin e tij të parë në vitin 2019, po në një finale të luajtur ndaj Neptun.

Neptun Albania mbetet gjithsesi ekipi më i titulluar, me 6 kampionate të fituara dhe një kupë ndërkombëtare.

Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, Edlira Muka, iu dha medaljet dhe kupat ekipeve finaliste, dhe në përshëndetjen e saj, u shpreh: “Sot përgëzoj lojtarët e dy skuadrave, që treguan të njëjtin mentalitet fituesi që kanë edhe në punë. Treguan shpirtin e sakrificës dhe të besimit tek njeri-tjetri. Kapitenët treguan liderin brenda tyre; ju si tifozë dhatë gjithë mbështetjen e nevojshme. Këto janë dhe cilësitë që na dallojnë në kulturën e punës të BALFIN. Shumë urime ekipit fitues! Një bravo e madhe edhe për vajzat dhe djemtë finalistë!” – tha ajo.

U nderuan me çmime në këtë event nga drejtori i Burimeve Njerëzore, Elvin Nosi dhe Drejtori i Departamentit të Komunikimeve Agim Fjolla, Spar Albania si ekipi FairPlay, Enxhi Reveli e Neptun Albania si lojtarja më e mirë femër dhe Ageljos Zhillma i Acrem si lojtari më i mirë mashkull.

Gjithashtu, shoqata Superior Volley, me te cilin BALFIN ka një bashkëpunim 8-vjeçar, u vlerësua me çmimin e mirënjohjes, i cili iu dorëzua profesor Artan Pogonit, arbitrit të këtij kompeticioni.

Kapiteni i ekipit te ACREM, Artan Picari, u shpreh për këtë fitore: ‘Rrugëtimin e nisëm me mentalitet fituesi dhe punuam si skuadër duke evidentuar pikat e forta te gjithsecilit për të arritur qëllimin tonë të vetëm. Finalja e djeshme në vitin e dhjetë të Kampionatit të Volejbollit Balfin ishte si një ëndërr, deri sot në mëngjes kur sa hapa sytë dhe pashë përsëri Kupën”.

Grupi BALFIN njeh rëndësinë e aktiviteteve të tilla sportive në mirëqenien e përgjithshme, argëtimin, socializimin, shpirtin e ekipit dhe nxitjen e konkurrencës së shëndetshme. Sponsorizimi i këtij kampionati për një dekadë ka qenë një nga arritjet më të spikatura të Grupit për sa i përket angazhimit të punonjësve.

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco