Danaj: Fushata zgjedhore solli uljen historike të monedhës së Euros në vend

21:47, 17/05/2023
A+ Aa A-

Ekonomisti Vjoldi Danaj i ftuar në emisionin Kendi i Pano Sokos në Syri TV ka rreshtuar arsyet se përse euro ra në një nivel më të ulët historik.

Danaj është shprehur se arsyeja kryesore e uljes së e euros në treg është si pasojë e zgjedhjeve dhe injektimi i monedhës në vend.

"Shpjegimi që mund ti japim rënies së euros unë e lidh shumë me zgjedhjet lokale në vend, ne patëm një qarkullim të monedhës euro në treg të shumtë jashtë kanaleve ligjorë. Nga ana tjetër pas mbarimit të zgjedhjeve kush i përdori eurot i thyu pasi kishin nevojë emergjente për para, dhe tashmë pas zgjedhjeve kjo sasi nuk po injektohej në treg dhe euro fitoi dy ose tre pikë në %.

Nëse ne mund të marrim për bazë ndërtimin që vazhdon të qëndrojë ajo lavatricja e madhe e pastrimit të parave nuk është se dy ditë pas zgjedhjeve u vendos në shina dhe Banka Shqiptare e vendosi në kontroll.

Sot sipas BSH kursi  ishte 1.13 kursi me lekun do të thotë se është rritur pasi përfunduar zgjedhjet dhe tashmë do të vazhdojë me normalitetin e saj që ishte më para por pasi të vijnë turistët në sezonin veror do të ulet pak sepse  monedha euro do të injektohet më shumë në treg."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco