VIDEO-SYRI TV/ Rritja e çmimeve, qytetarët në vështirësi. Qytetarët: Nuk na mjaftojnë të ardhurat

17:27, 26/04/2023
A+ Aa A-

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore po ndikon negativisht tek qytetarët me të ardhura më të ulëta në vendin tonë. Në këtë konkluzion ka arritur raporti i fundit i Bankës Botërore. Rritja e kostos së jetesës konfirmohet edhe nga qytetarët që pohojnë se të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme, krahasuar me shpenzimet.

Nga SYRI TV

Çmimet e ushqimeve vijuan të rriten edhe në fillim të vitit 2023, ç'ka po ndikon negativisht në xhepat e qytetarëve me të ardhura më të ulëta, duke pasur parasysh peshën e madhe që kanë këto artikuj në shportën e tyre të konsumit. Në këtë konkluzion ka arritur raporti i fundit i Bankës Botërore për vendin tonë.

Rritja e kostos së jetesës konfirmohet për SYRI TV edhe vetë qytetarët, të cilët pohojnë se të ardhurat janë të pamjaftueshme, krahasuar me shpenzimet.

Në raport përmendet edhe dështimi i skemës së pensioneve në Shqipëri, e cila sipas Bankës Botërore është nën efektin e plakjes. Të ardhurat e pamjaftueshme nga pensionet ua kanë vështirësuar jetesën shtresës së tretë, të cilët shpenzojnë më shumë për ushqime dhe medikamente.

Duke u ndalur tek Shqipëria, raporti parashikon se inflacioni do të ulet gradualisht në vitin 2023 dhe të kthehet në objektivin 3% të BSH-së në mesin e vitit 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco