Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ Banka Botërore: Shqipëria ka pabarazinë më të lartë në rajon

11:20, 13/04/2023
A+ Aa A-

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, sipas Bankës Botërore. Raporti tregon se në Shqipëri të pasurit po bëhen më të pasur, ndërsa të varfrit më të varfër. Sipas Bankës Botërore, vendet e punës në Shqipëri ofrojnë paga të ulëta dhe mundësi të kufizuara të zhvillimit profesional

SYRI TV

Pandemia ka rritur pabarazinë në Shqipëri dhe Mal të Zi sipas Bankës Botërore, duke bërë që të kenë nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon.

Rritja e ekonomisë së vendit nuk është elastike, pasi gjithnjë e më shumë të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfrit më të varfër.

Banka analizoi se, pabarazia është e pranishme në të gjitha rajonet e Shqipërisë.

Ushqimi përbën 70 përqind të konsumit të përgjithshëm për 25 përqindëshin me të ardhura më të ulëta të popullsisë. Gjithashtu ky grup familjesh u ekspozua edhe ndaj rritjes së çmimeve të qirave dhe tarifave të shërbimeve komunale.

Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë dhe goditjet e fundit kanë rritur me tej fenomenin. Banka referoi se, shumica e vendeve të punës në dispozicion ofrojnë paga të ulëta dhe mundësi të kufizuara për zhvillim profesional. Punët e mira janë të pakta dhe mbeten të paarritshme për shumë të diplomuar.

Banka analizoi se pabarazia është rritur, veçanërisht në zonat rurale dhe grupet e varfra. Në zonat rurale, mangësitë në shërbimet publike po minojnë mundësitë e barabarta.

Nga ana tjetër sistemi shqiptar i mbrojtjes sociale është i kufizuar në aftësinë e tij për të zbutur varfërinë. Pandemia vuri në dukje ekspozimin e shtresës së varfër ndaj goditjeve dhe nga ana tjetër dolën në pah mangësitë në sistemet e mbrojtjes sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco