Ministrja e Financave: Nga 1 prilli paga minimale do të jetë 40 mijë lekë

Ministrja e Financave: Nga 1 prilli paga minimale do të jetë 40 mijë lekë

12:54, 01/03/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se duke filluar nga data 1 prill paga minimale në Republikën e Shqipërisë do të jetë 40 mijë lekë të reja.

Gjatë një deklarate për media në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj tha se të gjitha bizneset private, por edhe sektori public, do të jetë I detyruar të respektojë pagën e re minimale të caktuar nga qeveria. Sipas saj kjo rritje është në nivelin 17.6% në raport me pagën që ka qenë në treg.

“Sot u mor vendimi në Këshillin e Ministrave për përcaktimin e pagës minimale. Në bazë të vendimit paga minimale shkon nga një nivel në 34 mijë lekë që është aktualisht në nivelin 40 mijë lekë. Gjatë vitit të kaluar ka patur një rritje të pagave, ku gjatë 9 mujorit të vitit 2022pagat mesatare në sektorin privat janë ritur 12.3%. Rritja që u miratua është prej 6 mijë leskësh bruto, dhe është në nivel 17.6% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do t’i atribuohet si sektorit privat dhe atij public. Çdo punëmarrrës dhe punëdhënës do të jetë i detyruar të zbatojë vendimin e pagës minimale që nga data 1 prill. Në pagën që marrin në muajin maj do të jetë e reflektuar kjo rritje”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco