Resuli: Shqipëria në krizë për mish, pothuajse 90% e produkteve vijnë nga importi

11:24, 08/02/2023
A+ Aa A-

Ervin Resuli ekspert i bujqësisë dhe njëkohësisht kreu i shoqatës “Mbrojta e konsumatorit dhe prodhuesve vendore” ishte i ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv , ku komentoi mbi rritjen e paralajmëruar të çmimeve të bulmetrave.

Resuli u shpreh se krahas bulmetit, një problematikë në treg ngelet edhe mishi, ku prej kohësh nuk prodhojmë më shumë se 30-40 përqind të tij, duke importuar kështu pjesën më të madhe.

"Ne nuk mund të jemi absolutisht konkurues me Europën sa i përket bulmetit apo mishit, por ne apo synimi jonë është që ne të plotesojmë nevojat tona si fillim, pra që ne të kemi mundësi që të paktën nëse kemi bilancin tregtar 30-40 përqind prodhim të brendshëm dhe pjesa tjetër import, hajde ta përmbysim dhe ta kthejmë në krahun tjetër ku 60-70 perqind ne ta prodhojmë në vend dhe pjesën tjetër ta importojmë. Ky është suksesi!

Dhe mishi është akoma më keq, sepse ne kemi pasur një monopol të tregut të mishit përsa i përket të imtave pra qingj dhe dele dhe u bë tre vjet që dhe këtë lloj monopoli ne e kemi humbur si vend brenda territorit tonë.

Sot Shqipëria u bënë më shumë se dy vjet-gati tre, që mishi i qengjit nuk gjendet kollaj në treg apo në ato vendet e famshme turistike që ne shkojmë ta hamë atë. Ne pas periudhës gusht kemi një vakum të madh deri në periudhën tetor-nëntor nuk kemi mish qingji, për hir të së vërtetës” u shpreh Resuli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco