Bizneset pesimiste, viti 2023 edhe më i vështirë nga mungesa e fuqisë punëtore

Bizneset pesimiste, viti 2023 edhe më i vështirë nga mungesa e fuqisë punëtore

08:00, 21/01/2023
A+ Aa A-

i e presin sipërmarrjet shqiptare vitin 2023. Nga optimizmi i tregtisë me pakicë dhe bujqësisë te pesimizmi i industrive, sidomos asaj mbështetëse të ndërtimit dhe agropërpunimit. Gjetja e fuqisë punëtore mbetet kryefjala e të gjithë sektorëve dhe pritet të ndikojë ndjeshëm në ecurinë e ekonomisë në 2023. Lexoni parashikimet e përfaqësuesve të sipërmarrjeve në sektorët kryesorë të ekonomisë.

VITI 2023 DO TË JETË MË I VËSHTIRË SE 2022

Kurum International, kompani e përpunimit të metaleve dhe prodhimit të energjisë, është eksportuesi më i madh në vend dhe sipërmarrja e tretë për të ardhurat, me 42 miliardë lekë në vitin 2021.

Ndërsa në vitin 2021, të ardhurat u rritën me 76% pas rikuperimit nga pandemia dhe në 2022, energjia kompensoi rënien e metaleve, për vitin 2023, drejtuesit e Kurum nuk janë optimistë.

“Si kompani, vlerësojmë se viti 2023 do të jetë më i vështirë se 2022. Në vijim priten rënie të bursave dhe tregjeve të metaleve, ndërkohë që çmimet e energjisë parashikohen të mbeten të larta, duke lënë shumë pak hapësira për industrinë vendase të përballojë kostot dhe të dalë në tregje”, thotë Arif Shkalla, drejtor ekonomik i Kurum.

“Prodhimi i çelikut pritet me rënie, dhe kompania parashikon të kombinojë prodhimin vendas në periudhat ku kostoja e energjisë do të jetë e përballueshme, me import të gjysmëprodukteve dhe produkteve finale për tregtim.

Konkretisht, parashikohet të punohet me kapacitete pothuajse të plota në fabrikën e petëzimit, duke përdorur si lëndë të parë edhe lingotat të prodhuara në fabrikën e çelikut, edhe lingota importi. Në rast se do të ndodhë rritje kërkese tregu gjatë sezonit janë parashikuar dhe importe të shufrave të çelikut direkt për treg”.

Në sektorin e energjisë, kompania shpreson në një vit me më shumë reshje se viti 2022, për sasinë e prodhimit të energjisë. Kompania pret të ndikohet në përfitueshmëri (fitimi do të jetë ndjeshëm më i ulët) pasi edhe taksa e kontributit të solidaritetit (50% e të ardhurave mbi 8.5 lekë në energji) do të ketë efekt mjaft negativ, duke marrë fitimin e parashikuar.

“Kundërshtimi i shoqërisë Kurum International në lidhje me këtë taksë është se ajo aplikohet për vitin 2023, por duke u llogaritur mbi të dhënat e prodhimit dhe shitjes së vitit 2022, pra me fuqi prapavepruese, kur në Kushtetutë e në praktikën botërore, taksat nuk kanë fuqi prapavepruese. Edhe norma 50% është mjaft e lartë për nivelin e ekonomisë së Shqipërisë”, thotë z. Shkalla.

Si në volum, ashtu dhe në xhiro, kompania pret rënie me të paktën 10-15% në vitin 2023. Fabrika e çelikut pritet të punojë me ndërprerje, me rreth 50% të kapacitetit.

Në fillim të gushtit 2022, Kurum mbylli përkohësisht fabrikën e çelikut dhe të petëzimit, si rrjedhojë e çmimit të shtrenjtë të energjisë, që arriti në atë kohë deri në 750 euro MWH dhe pothuajse përgjysmimit të një toni çelik në 700 euro. Nga 1 tetori 2022, fabrika e petëzimit është hapur dhe nga 1 nëntori, ndërmarrja e çelikut po punon me gjysmë kapacitet.

Ndërsa 6-mujori i parë ishte pozitiv për prodhimin e çelikut, i ndihmuar dhe nga shtrenjtimi i çmimeve, pjesa e dytë shënoi rënie, duke bërë që i gjithë viti të mbyllet me minus.

Por, z. Shkalla thotë se rënia e të ardhurave nga përpunimi i metaleve është kompensuar nga shitja e energjisë, që në vitin 2022 shënoi rekord në të ardhura, jo në sasi të prodhuar, sepse ishte vit relativisht i thatë, por për shkak të shtrenjtimit të ndjeshëm të energjisë.

Si rrjedhojë, në vitin 2022, Kurum ka rezultuar me rritje të ardhurash, si rrjedhojë e çmimeve të larta (sasitë e shitura ishin me rënie). Edhe fitimet u rritën ndjeshëm, falë energjisë, ndonëse një pjesë e tyre do të paguhet si tatimfitim shtesë.

Ndryshimet në Paketën Fiskale 2023 parashikojnë një kontribut solidariteti për prodhuesit e energjisë, që do të llogaritet mbi të ardhurat shtesë të krijuara nga shitja në treg të lirë e energjisë elektrike të prodhuar me çmim më të lartë se 8.5 lekë/kWh, duke i tatuar të ardhurat shtesë me 50%./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco