KESH mbyll shitjen e radhës të energjisë për 4.7 milionë euro

KESH mbyll shitjen e radhës të energjisë për 4.7 milionë euro

12:01, 13/12/2022
A+ Aa A-

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur sërish në tregun e lirë një nga sasitë më të mëdha deri më tani pas përmirësimit të situatës hidrike  duke siguruar 4.7 milionë euro. Të gjitha procedurat sëbashku gjatë javëve të fundit kanë sjellë një bilanc pozitiv për KESH në mbi 14 milionë euro, një pikë në oqean kjo po të kemi parasysh nivelin e shpenzimeve që i është dashur të bëjë KESH për importe. Kjo shumë ka kaluar 430 milionë euro.

Çmimet me të cilat KESH ka shitur ditëve të fundit kanë qenë thuajse të njëjta me Bursën Hungareze nëse do të shihen fashat orare të tregtimit .Gjithsesi dy ditët e fundit me uljen e dukshme të temperaturave në Europë këto çmime kanë kapur sërish nivelet mbi 550 euro në pik ndërkohë në bazë 437 euro/MWh.

Përmirësimi i situatës hidrike duket se tashmë ka dhënë efektet e para pozitive përveç përmirësimit të bilancit të KESH dhe kjo ka të bëjë edhe me shfuqizimin e plotë të fashës 800 KWh për familjarët. Enti Rregullator i Energjisë pritet që ta miratojë në mbledhjen e radhës këtë të mërkurë vendimin . “Mbi shfuqizimin e vendimit të bordit të ERE-s nr. 242, datë 23.09.2022, “Mbi kërkesën e shoqërisë FSHU sh.a., lidhur me kostot që duhet të përfshihen në llogaritjen e çmimit me pakicë të energjisë për klientët familjarë me konsum mbi 800 kWh në muaj”.

Kjo vjen pas aplikimit nga kompanitë e energjisë ndërkohë që më herët qeveria deklaroi se edhe për dhjetorin nuk do të aplikohej fasha. Tashmë mbetet e paqartë çdo të ndodhë me këtë fashë e cila ishte në fuqi për tre muaj tetor-dhjetor por në asnjë rast nuk u zbatua. Qeveria deklaroi se ajo do të shërbente si një instrument për nxitjen e kursimit diçka që sipas tyre funksionoi dhe arriti të amortizonte kostot në dy muajt e parë të lënies në fuqi çka solli edhe pezullimin.

Ndërkohë KESH aktualisht është i ngarkuar me sigurimin e energjisë për furnizimin e konsumatorëve në vend detyrë që iu ngarkua nga fillimi i këtij viti në kushtet e emergjencës e cila mbetet në fuqi deri në mes të vitit të ardhshëm./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco