'Të ulen çmimet e apartamenteve'/ Soko: Nga Shqipëria po largohen të rinjtë që janë krah pune

22:10, 07/12/2022
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, deklaroi këtë mbrëmje në Syri Tv se nga vendi po largohen të rinjtë të cilët janë krah pune. Sipas tij, numri i fëmijëve është përgjysmuar vitet e fundit duke çuar në përmbysje të raportit të brezave.

Eksperti Soko deklaroi se bazuar në të dhënat zyrtare, ajo që mbetet shqetësuese është rritja e moshës mesatare në vendin tonë në 10 vitet e fundit.

"Në të dhënat zyrtare mosha mesatare e Shqipërisë në 10 vitet e fundit ka pësuar një rritje sistematike çdo vit me 6 muaj. Në 2010 mosha mesatare ka qenë 31.9 vjeç ndërsa në 2021 ajo është 37.6 vjeç. 

Nëse vazhdohet me këtë ritëm, parashikohet që në 2050-ën të jetë mosha mesatare 52 vjeç. Plakja e popullsisë ndodh kur numri i banorëve në moshë të madhe rritet më shumë se numri i atyre në moshë të re" - tha Soko.

Pano Soko komentoi më tej edhe rritjen e çmimit të pasurive të paluajtshme. Soko theksoi se duhet të ulet çmimi i apartamenteve ndërsa shtoi se nuk duhet goditur punëtori i ndershëm.

"Po goditet krahu i gabuar, po goditet kredia bankare që është mekanizmi i njerëzve të ndershëm. Fianancimi i industrisë imobiliare ka dy krahë. Financimi me para të pisëta dhe paratë e pastra, të ndershme. 

Këto të fundit vijnë përmes kredive. Rritja e normës së interesit dobëson pikërisht krahun e ndershëm të kërkesës për shtëpi. Paraja e pisët vazhdon normalisht e nuk do t'ia dijë për norma interesi e norma kredish.

Rruga që po përdoret është e gabuara, po goditen ata që s'duhet. Këstet e kredive do bëhen të papërballueshme. Të stopohet blerja e apartamenteve me paratë e pisëta, do ulet çmimi dhe të ndershmit do e kenë të lehtë të blejnë shtëpi me kredi" - tha Soko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Do ulet pertoke nga tregu07/12/2022 23:39

Do ulet se sben cmimi ja prisni dhe 6 kuaj max dhe fillon spektakli si me amerike ne vitet 2008. Cmimi apartamenteve eshte rritur artificialisjt prej korrupsionit, takses extra per strehim gjasme e bashkise, paraja e piset qe nuk hidhet me kot me kot dhe prej kredive te lira.

Shto koment

Denonco