AFERA/ Marina e Jahteve në Durrës fillon shitjen e apartamenteve të pandërtuara, vlera totale 2,3 miliardë euro

AFERA/ Marina e Jahteve në Durrës fillon shitjen e apartamenteve të pandërtuara, vlera totale 2,3 miliardë euro

07:45, 06/12/2022
A+ Aa A-

Ndërsa projekti i Marinës së Jahteve në Durrës, një investim i supozuar prej mbi 2 miliardë eurosh në zonën ku sot ndodhet Porti i Durrësit, nuk ka nisur ende ndërtimin, shitja e apartamenteve do të fillojë për pak ditë.

“Durrës Yachts & Marina”, një shoqëri e përbashkët mes qeverisë shqiptare (33% përmes Albanian Seaports Development Company) dhe dy shoqërive nga Emiratet e Bashkuara (Eagle Hills Real Estate Development, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, me 67% së bashku), që po zbaton projektin me status strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” ka bërë të ditur zyrtarisht në faqen e saj në facebook se do të fillojë shitjen e apartamenteve në datën 8 dhjetor.

Apartamentet do të jenë me një deri në tre dhoma dhe do të fillojnë nga 110 mijë euro, bëhet e ditur në njoftim. Në pamjen e publikuar është e qartë që ndërtimet janë të ngjeshura, duke lënë pak hapësirë, një model që është ndjekur dhe në zhvillimin e bregdetit të Golemit.

Sipas planit të biznesit të projektit, të publikuar më herët, çmimet e shitjes do të variojnë midis 1500-2000 euro/m2.

Ndonëse ky është një investim që ka marrë statusin strategjik (duke përfituar përjashtime nga taksat, madje dhe atë të infrastrukturës dhe ndërtimit), të dhënat e planit të biznesit tregojnë se, të paktën në fazën e parë, kemi të bëjmë më shumë me një projekt të pasurive të paluajtshme, sidomos në fazën e parë të tij, sesa kthimin e hapësirave të portit në një destinacion të mirëfilltë turistik. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma. Parashikohen vetëm 280 vende për jahte.

Edhe skema e financimit të apartamenteve është e ngjashme me atë që ndodh rëndom në vend, duke mundësuar parapagimet, d.m.th. shitjen e apartamenteve që në ajër. Investimi i parashikuar në fazën e parë është 595 milionë euro.

Kompanive investitore u kërkohet që të mbajnë në llogaritë e tyre një shumë që korrespondon me tridhjetë për qind (30%) të financimit të nevojshëm për zhvillimin e sheshit të fazës 1, pra rreth 180 milionë euro, ndërsa mund të grumbullojnë të ardhura nga shitjet, apo të fusin bashkë financues të tjerë.

Sipas planit, sipërfaqja dysheme bruto e ndërtimit (Gross floor area -GFA) do të jetë 1.36 milionë metra katror, që mund të arrijë deri në 2 milionë m2 në skenarin më të mirë, në një sipërfaqe neto prej rreth 440 mijë m2.

Nga sipërfaqja e ndërtimit në skenarin e parë (1.36 milionë m2), rreth 93% do të jetë sipërfaqe rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.

I gjithë projekti pritet të gjenerojë në 35 vjet rreth 3.2 miliardë euro të ardhura. Nga shuma totale e të ardhurave, 2.26 miliardë euro, ose 70% e totalit të të ardhurave do të gjenerohet nga shitja e apartamenteve.

Faza e parë e ndërtimit të apartamenteve pritet që të fillojë në tremujorin e parë 2023. Në fazën e parë sipërfaqja dysheme e ndërtimit (GFA_Gross Floor Area) pritet të jetë 400 mijë metra katror dhe faza e dytë 864 mijë metra katror./MONITOR

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kujdes Shqipe06/12/2022 09:09

Mos bini pre e mashtrimeve ky projekt do te behet si golemi e me keq madje sepse do ngelet porti si germadhe. Plus me normat e reja te interesit te kredive nje shtepi 100 m2 nga 1500€/m2 shkon cmimi 250€/m2. Kur ju genjejne bankat se e keni kredine me 7% beni llogaritjen se sa do tju bie te paguani per 20 e kusur vite. Do paguani dyfishin e ndoshta me shume. Cmimi i apartamenteve do te bie nga momenti ne moment por ne shqiperi nuk ka indikatore te sakte dhe kushdo ja fut kot duke pyetur disa individe dhe nxjerrin gjasme statistika. Nese ende nuk keni zene mend nga keyo marifetet e shitjes se apartamentit ne grope dhe pastaj te sillesh verdalle gjyqeve pa pasur as shtepi sepse cfare bleve ti e grope ja kane shitur 3 here te tjereve etj etj. Po punimet e apartamenteve si jane sepse po blen nje shtepi qe nuk e di cfare cilesie ka, as punimet , as mjedisi perreth, as urbanistika dhe kopshtet cerdhet e femijeve. Ku do i coni femijet per ne shkolle cerdhe etj?! Eshte njesoj sikur nje arab tju shesi nje fuci dhe tjunpremtoje se tek ajo guci ka nafte dhe do jua shesi vetem juve po ju nuk e prekti nuk e matni nuk e shihni dot deri sa ai ta kete fucine me leket e juaja. Qelbet era RILINDJE

Shto koment

Denonco