SYRI TV/ Qytetarët shqiptarë në vështirësi ekonomike: Me pension nuk ble dot asgjë

13:24, 02/12/2022
A+ Aa A-

Muaji i festave ka hyrë, por qytetarët shqiptarë e kanë tepër të vështirë të përballojnë shpenzimet bazë në ushqim.

Syri Tv kreu një vëzhgim në tregjet e Tiranës, ku qytetarët duken të pashpresë.

Ata shprehen se çmimet janë të larta, ndërsa të ardhurat minimale.

Ndërkohë, sa i përket bonusit të fundvitit prej 5 mijë lek, miratuar nga kryeministri Edi Rama për pensionistët, këta të fundit nuk kursejnë as ironitë, duke shprehur haptazi pakënaqësitë e tyre për shpërblimin minimal. 

Ndërkaq, edhe tregëtarët jashtë kamerave pohojnë se po përballen me situatë të vështirë, të cilat vijnë nga rënia e fuqisë blerëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco