Profesori i Universitetit të Tiranës, thirrje bizneseve të bëjnë më shumë transparencë

Profesori i Universitetit të Tiranës, thirrje bizneseve të bëjnë më shumë transparencë

16:18, 25/11/2022
A+ Aa A-

Mirdaim Axhami, Profesor i Asociuar dhe Drejtues i Departamentit te marketingut dhe Turizmit në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, në një postim në rrjetin e tij social facebook, e vendos gishitn në një plagë të ekonomisë vendase, atë të të bërit transparencë nga ana e sipërmarrjeve, qofshin këto të mëdha apo të vogla.

“Pse bizneset shqiptare kanë frikë të botojnë raportet vjetore financiare?” – është pyetja që ngre Axhami.

Postimi i tij i plotë vijon si më poshtë:

Përjashto bankat dhe ndonjë kompani ndërkombëtare pjesa tjetër duket sikur ka frikë ose fshehin diçka.

Këtë mendim ma ngacmoi raporti vjetor i Grupit BALFIN.

https://balfin.al/.../uploads/2022/10/Annual-Report-2021.pdf

Në raport gjendet gjithë informacionin mbi ecurinë financiare të kompanive të grupit, strukturën si drejtohet grupi, projektet e CSR dhe gjithë aktivitetet për zhvillimin e punonjësve. E marr me mend që vetëm përpilimi i raportit kërkon shumë mund dhe shumë burime njerëzore. Por kërkon edhe kurajë të jesh transparent me të gjithë.

Janë disa gjëra të vogla që e bëjnë diferencën dhe na tregojnë se ku duhet ti kemi standardet dhe pritshmëritë për bizneset që operojnë në vendin tonë.

Transparenca është një elementet kryesor që përcaktojnë qëllimet dhe seriozitetin e një biznesi.

Grupi i ndërtuar nga Samir Mane tregon me forcë që kërkon dhe ofron standarde ndërkombëtare. Duhen përgëzuar ambiciet pozitive të bizneseve që ofrojnë standard në të bërit biznes ne vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco