Bordi i Ramës vazhdon talljen me shqiptarët, ul çmimin e naftës me ... 2 lekë

Bordi i Ramës vazhdon talljen me shqiptarët, ul çmimin e naftës me ... 2 lekë

21:33, 16/11/2022
A+ Aa A-

Bordi komunist i Edi Ramës është mbledhur sërish. 

Edhe sot ata kanë vazhduar talljen me shqiptarët. 

Me vendim të bordit, çmimi i naftës është ulur me vetëm dy lekë. 

Në mbledhjen e të shtunës, bordi e vendosi çmimin e naftës 223 lekë për litër, ndërsa sot e zbriti në 221 lekë për litër.  

Shqiptarët vijojnë të jenë populli që blen me shtrenjtë naftën në rajon por dhe më gjerë. 

Çmimi i benzinës është ulur me 5 lekë, nga 209 lekë për litër, në 204 lekë për litër. 

Edhe gazi është ulur me 1 lek. 1 litër gaz do të shitet me 73 lekë. 

Çmimet e reja hyjnë në fuqi mesditën e të enjtes, prej orës 12:00.  

Vendimet e Bordit
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 621 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur  127 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco