Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

Rama u bën thirrje qytetarëve të investojnë në borxhin e qeverisë, kushte të favorshme dhe interesa të larta

Rama u bën thirrje qytetarëve të investojnë në borxhin e qeverisë, kushte të favorshme dhe interesa të larta

10:55, 15/11/2022
A+ Aa A-

Rritja e normës së interesit është një avantazh për të gjithë ata qytetarë që duan të investojnë në bonot e thesarit që janë me risk zero, deklaroi kryeministri Rama në një dalje për mediat, ndërsa shtoi se Banka e Shqipërisë ka rihapur sportelet që tua lehtësojë individëve aksesin në të gjithë degët e saj.

“Jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe pikërisht për këtë arsye pavarësisht shkaqeve që edhe këto janë të mirënjohur që lidhen me krizën e përgjithshme, rritja e normave të interesit është një avantazh për të gjithë ata që investojnë në bonot e thesarit që janë me risk zero. Për këtë arsye BSH ka rihapur sportelet që tua lehtësojë individëve aksesin në të gjitha degët e saj. Një hap pozitiv në funksion të kontakteve të drejtpërdrejta me qytetaret me BSH. dhe një shenjë kuptimplotë që banka u jep të gjithë atyre që dëshirojnë ose mund ta kthejnë investimin në bonot e thesarit me afatgjata. Kjo mundësi e krijuar nga kjo situatë për qytetarët dhe për çdo subjekt individ që dëshiron të përfshihet në investime në bonot e thesarit duke paguar një komision shumë më të vogël nga ajo që ofrojnë bankat e nivelit të dytë dhe duke i depozituar këto fonde në sportelet bankave dhe më pas duke i dorëzuar në BSH.

Ekonomia jonë është pjesë e të njëjtës hapësirë që është në presionin e luftës dhe të një agresioni që materializohet mbi ne përmes krizës së çminimit të energjisë, të cilën e  kemi përballuar me shumë sukses pasi nuk është rritur fatura e familjareve dhe biznesit të vogël dhe inflacioni për shkak të luftës që është e pamundur që të eliminohet. Është mbajtur në një lloj kontrolli më të madh se në vend e të tjera të rajonit si rezultat i mosarritjes së çmimit të energjisë”.

Nga ana tjetër ministrja e Financave dhe Ekonomisë  Delina Ibrahimaj deklaroi se do të nisë një fushatë sensibilizimi për të investuar.

“Në të gjithë botën bankat qendrore filluat të rrisin normat bazë të interesit duke ndikuar normat e gjithë sistemit financiar. Kështu edhe Banka e Shqipërisë që me fillimin e vitit në mënyrë të përsëritur ka rritur normat. Në fillim të vitit BSH kishte një normë interesi prej 0.5%, ndërsa sot është 2.75 %, dhe kjo ka bërë që në zinxhir të rritet e normat e titujve qeveritarë. Individët kanë sot një mundësi investimi, i cili ka kthime shumë më të larta se mundësi të tjera investimi që mund të ekzistojnë nëpër tregje, dhe ka një mundësi investimi në disa tituj që riskun e kanë praktikisht zero, pasi janë tituj që emetohen nga qeveria shqiptare dhe garantohen. Kur flasim për tituj flasim për bono thesari dhe obligacione

Ne sot do fillojmë një fushatë ndërgjegjësuese sesi njerëzit mund të investojnë në bonot e thesarit dhe sesi mund të përfitojnë nga ato. Ne kemi hapur sportele në disa qytete për të marrë informacione dhe përfitime nga këto. Janë hapur sportelet, në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lushnjë, në Korçë dhe Gjirokastër, me qëllim tregtimin e bonove të thesarit dhe informimit të qytetarëve”, deklaroi Ibrahimaj./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco