KAFE SHQETO/ Rritja e çmimeve të ushqimeve, flet eksperti i ekonomisë: Qeveria duhet të nisë reformat...

KAFE SHQETO/ Rritja e çmimeve të ushqimeve, flet eksperti i ekonomisë: Qeveria duhet të nisë reformat...

11:46, 10/11/2022
A+ Aa A-

Goditja e fortë e rritjes së çmimeve në vend ka bërë që për shumë familje shqiptare kjo të jetë një nga periudhat më të errëta, që prej viteve 90’. Pagat e ulëta dhe çmimet e mëdha kanë çuar në rritje të inflacionit me rreth 8.3 % ku ekonomia e vendit po merr goditje fatale. Rritja ka rezultuar ‘dyshifrore’ krahasuar me Tetorin e shkuar duke rënduar kështu xhepat e shqiptarëve.

I ftuar në një lidhje ‘Skype’ për Kafe Shqeto ishte eksperti i ekonomisë Endrit Yzeiraj i cili ndau me publikun disa informacione më të detajuara lidhur me atë që po ndodh në të vërtet me ekonominë shqiptare.

Image

“Ekonomia shqiptare po përballet me të njëjtat ‘presione’ sa i përket çmimeve njësoj si edhe shtete e tjera por e vërteta është që çmimet po rriten përtej mundësive që shqiptarët kanë, pagat kanë mbetur po njësoj dhe shumë individë e kanë të pa përballueshme diçka të tillë. Ndonëse ka një përpjekje të vazhdueshme për ta menaxhuar duhet të jemi të sinqertë që me situatën ku ndodhen familjet shqiptare ku pjesa më e madhe e pagës shkon për konsum ushqimor kjo është një krizë që ka filluar të rëndojë shumë.

Pyetje: Por, a e frenojmë konsumin çmimet e larta në këtë situatë ku ndodhemi?

“E vërteta është që po! Po të shohim statistikat kemi parë një rënie të importit dhe përpjekje për të zëvendësuar mallrat. Edhe nga ana ekonomike ky është një lloj problemi sepse një ekonomi nuk është si një shtëpi, në momentin kur dikush nuk konsumon atëherë nuk ka të ardhura, më pas kjo kthehet në një cikël vicioz ku ekonomia bie nga rritja e shpejtë e çmimeve.

Pyetje: Në çfarë kushtesh janë fermerët apo njerëzit e tjerë përgjegjës të garantimit të një shërbimi të caktuar duke marrë shkas këtu edhe nga rrita e energjisë, veç çmimeve?

“Në një farë mënyre ky është problemi më i madh. Kriza realisht ndodh në çdo shtet por ajo që ka në dorë qeveria është të dijë të menaxhojë situatën, dhe kjo krizë inflacioniste na ka vënë në pah disa probleme që prej disa vitesh akumulohen. P.sh në Shqipëri ka disa vite që duhet të diversifikohen burimet e qeverisë dhe duhet të nisë reforma se si energjia diellore duhet të përdoret edhe në tregje ndërkombëtare. Teorikisht qeveria duhet të kishte marrë masa për përballimin e rritjes së energjisë dhe të mos varej nga çmimet ndërkombëtare.

Vazhdon në videon më poshtë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco