Shehu: Koncesionet kanë marrë peng buxhetin e shtetit! Qeveria po shton barrën mbi qytetarët

21:23, 02/11/2022
A+ Aa A-

Ish-zv/ministri i Financave, Sherefedin Shehu, i ftuar në emisionin 'Këndi i Pano Sokos' në Syri Tv deklaroi se prej vitesh buxheti i shtetit nuk përdoret për shqetësimet që kanë qytetarët.

Sipas tij në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk parashikohet asnjë ndihmë për pensionistët ndërsa shtoi se edhe biznesi është lënë pas dore nga qeveria.

"Nuk shkon në linjë me shqetësimet që ka vendi. Ky buxhet është akoma më i ekspozuar ndaj problematikës dhe pritshmërive që kanë qytetarët e bizneset.

Sa i përket aspektit social, në buxhetin e ardhshëm nuk pritet të ketë ndonjë mbështetje për shtresën më të diskriminuar, pensionistët.

Nuk parashikohet rritje e pensioneve, as indeksimin. Qeveria ka për detyrë të kompensojnë inflacionin. Në buxhet, bizneset në vend që të mbështeten, duhet të paguajnë kosto."-tha Shehu.

Sherefedin Shehu deklaroi se koncesionet kanë marrë peng buxhetin të shtetit ndërsa shtoi se ky buxhet paracaktohet dhe nuk ka hapësira për të bërë politika.

“Nga 18 miliardë lekë për infrastrukturë, 13 miliardë do shkojnë për 3 projekte. Tuneli i Llogarasë, koncesionet 5 miliardë, ke dhe Unazën e Tiranës. Doli PS me raportin e vet, tha se ka rritur me disa për qind të ardhurat. 58 për qind e të ardhurave të Bashkisë Tiranë është nga taksa e infrastrukturës, ku e ke rritjen e të ardhurave? Kjo është barrë mbi qytetarët.”-tha Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco