Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse shkoi Baton Haxhiu në SPAK?

SYRI TV/ Ulje rekord e shitjes së mollës në Korçë, fermeri: 1 kg mollë po e shesim me 3 lekë

16:11, 31/10/2022
A+ Aa A-

E gjithë kjo sasi molle do të shitet për vetëm 3 lekë të vjetër për kilogram. Kështu tregon fermeri Refat Beqirllari, fermer nga fshati Kuç i Korçës.

Mungesa e tregut dhe loja e pikave të grumbullimit me çmimet e mollës, ka detyruar fermerin korçar që të shesë me çmim simbolik disa tonë mollë. Ato do të blihen nga një kompani që përpunon lëngun e frutave në Maqedoninë e Veriut.

Për të shmangur hedhjen në kanal, fermeri është i detyruar të shesë prodhimin me vetëm 3 lekë për kg apo 3 mijë lekë për ton.

Sasia e mollës që  ai po tregton, është prodhim që pati dëmtime nga shteti. Refati tregon se nga 21 dylymë mollë që ka kultivuar, nuk ka marrë asnjë subvencionim, për mbetjen e prodhimit pa shitur apo dhe për dëmtimet nga katastrofat natyrore.

Në këto kushte, i zhgënjyer nga ministria e bujqësisë, fermeri ka vendosur të presë mollët ashtu si shumë kolegë të tij në Korçë.

Fermeri kërkon, që qeveria të konsultohet me ta për skemat e subencionimit, që sëpaku, kur prodhimi i mollës mbetet pa shitur, shteti të subvencionojë kostot, siç ndodh në vende të tjera të rajonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco