Gent Sejko: Inflacioni në 2022 me rritje rekord, shkoi në 8%

Gent Sejko: Inflacioni në 2022 me rritje rekord, shkoi në 8%

09:57, 27/10/2022
A+ Aa A-

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një konferencë për mediat deklaroi se inflacioni shënoi një rritje të shpejtë në 2022 duke kapur shifrën e 8%.

Kjo shifër është më e larta sipas tij që nga viti 1998.

"Tashmë pjesa më e madhe e vendeve të zhvilluara po përballen me nivelin e inflacionit të paprecedentë për disa dekada.

As Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky realitet. Inflacioni shënoi rritje të shpejtë gjatë vitit 2022 duke arritur në nivelin 8 përqind gjatë tremujorit të tretë, nivel ky, më i larti i shënjuar që nga viti 1998.

Ndonëse inflacioni në Shqipëri paraqitet i ulët si në kontekstin rajonal edhe në atë europian, duke pasqyruar eforinë e akordëve të qëndrueshme të kursit të këmbimit dhe çmimet e rregulluara të energjisë për familjet shqiptare, baza e inflacionit gjithashtu ka ardhur në rritje dhe zgjerim.

Tashmë pjesa më e madhe e artikujve të shportës, shfaqin një normë inflacioni ndjeshëm mbi objektivin tonë prej 3 përqind.

Po ashtu artikujt e shportës me normë më të lartë apo rritje inflacioni nuk janë vetëm mallra apo shërbime me origjinë importi, por edhe produkte të cilat me pjesën më të madhe të vlerës së shtuar e gjenerojnë në vend," tha Sejko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco