SYRI TV/ 5 mln lekë rrogë punonjësve, AKSHI kërkon dyfishim pagash

12:07, 26/10/2022
A+ Aa A-

Edhe pse ndër institucionet më të prekura nga sulmet kibernetike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kërkon rritje pagash për punonjësit e institucionit. Në kohën kur vendi është zhytur në krizë ekonomike, AKSHI kërkon që punonjësit e saj të paguhen më shumë se dyfishi i rrogave aktuale, nën pretendimin se u janë shtuar përgjegjësitë

SYRI TV

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka qenë ndër institucionet shqiptare që u prek më së shumti nga sulmet kibernetike, madje shërbimet publike të ofruara prej saj u mbyllën përkohësisht gjatë kohës së sulmit.

Por edhe pse AKSHI dështoi të kryente detyrën që i ngarkonte ligji për të garantuar mbrojtjen e të dhënave sensitive të qytetarëve shqiptarë dhe shërbimeve që ofrohen online, në mënyrë të habitshme drejtuesit e tij kanë kërkuar më shumë se dyfishim pagash për gjithë organikën e këtij institucioni.

Konkretisht rritje e ndjeshme e pagës kërkohet për titullarin, zv/titullarin, drejtorin e kabinetit, këshilltarët, drejtorët, përgjegjësit dhe specialistët.

Referuar listës së pagave që u përhapën në fund të vitit të kaluar, titullarja e institucionit Mirlinda Karçanaj, rezulton të jetë paguar rreth 177 mijë lekë të rinj, pagë që në vitin 2022 është rritur në 241 mijë lekë, ndërsa tashmë kërkohet rritje në nivelin 517 mijë lekë të rinj.

Edhe për zv/titullarin dhe drejtorët rritja e rrogës propozohet të jetë nga 231 mijë lekë në 482 mijë lekë. Ndërsa për përgjegjësit rritja e pagës kërkohet përkatësisht nga 169 mijë lekë në 411 mijë dhe për specialistët nga 150 mijë në 341 mijë lekë.  

Në shkresën drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë mbi përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e AKSHI-t qendror, kërkohet rritje page për të gjithë punonjësit, nën pretendimin se ka pasur shtim të vazhdueshëm të përgjegjësive dhe angazhim për të mirëmbajtur dhe mbrojtur infrastrukturën e sistemet nga sulmet kibernetike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

demokrat28/10/2022 08:28

rroga nuk ngrihet per personat, rroga ngrihet per rolin. dhe roli eshte i rendesishem. sot jane keta qe jane neser vijne te rinj qe sot nuk vjne prej rroges se ulet.

DEMOKRATI I BAZS26/10/2022 12:51

Çfarë po bëhet në Shqipëri me këtë qeveri kriminelësh!!!! Këta të AKSHI-t në vend që të ishin pushuar nga puna, të ishin dënuar dhe burgosur për diskreditimin e Sigurisë së Informacionit Kombëtar, ku të gjitha të dhënat që duheshin mbrojtur dolën rrugëve, dhe me rroga kaq të larta për kurrizin, shpatullat dhe takatin e popullit shqiptar në këtë periudhë krize, kërkokan edhe dyfishimin e pagave të tyre!!!! Po pse? Çfarë "heroizmash" na paskan bërë këta?? Për shkak të këtyre pagave "të ulëta" e paskan lënë sistemin informatik që t'iu ikë për lesh këtyre???!!!!! Po pse nuk i kanë kirurgët kardiolog, kirurgët neurolog, kirurgët gjinekolog, onkolog, abdominal, bronkial etj, etj mjekët, profesorët dhe pedagogët e universiteteve tona rrogat nga 2-3-4-5 milion lekë në muaj? Po ata nuk kanë përgjegjësi në profesionin e tyre kur ka në dorë jetën e njëriut, kanë në dorë të nxjerin kuadro, mjekë, juristë, inxhinierë, ekonomistë dhe jo idiotë që marrin nga 4 milionë lekë në muaj kot!!!??

Shto koment

Denonco