Pritej që të dilte me fitim/ KESH, 12 miliardë lekë humbje në 6 muaj

Pritej që të dilte me fitim/ KESH, 12 miliardë lekë humbje në 6 muaj

10:42, 11/10/2022
A+ Aa A-

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare e ka mbyllur 6-mujorin e parë të këtij viti me 12 mld lekë humbje, në ndryshim nga plani i miratuar ku parashikohej fitim në masën 667.7 mln lekë. Ky rezultat financiar ka ardhur si pasojë e rritjes me 11 mld lekë të shpenzimeve për blerje energjie, që sipas KESH për periudhën janar – qershor arritën në 21.12 mld lekë, nga 9.98 mld lekë që ishte programi 6-mujor i miratuar.

Paralelisht, edhe të ardhurat e realizuara për periudhën 6 – mujore janë më të ulëta, në raport me ato të parashikuara. Më konkretisht KESH raporton të ardhura nga shitja e energjisë në masën 12.13 mld lekë, nga 14.22 mld lekë që ishte parashikimi.  Ndryshimi më i madh në të ardhura ka ardhur nga shitjet e energjisë për klientët tariforë të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit. Ndër të tjera, këtu përfshihen bizneset e lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV të cilët u nxorën në tregun e liberalizuar në janar të këtij viti.

KESH parashikonte të arkëtonte 6.23 mld lekë nga shitjet e energjisë për këtë kategori, por të dhënat e 6 – mujorit tregojnë se janë arkëtuar 4.06 mld lekë. Kjo nënkupton se kërkesa për energji elektrike për këtë kategori ka qenë më e ulët.

Kjo rënie mund të ketë ardhur për faktin se një numër i madh biznesesh po orientohen drejt vetëprodhimit të energjisë elektrike, përmes instalimit të paneleve diellore apo e uljes së konsumit nga ana e bizneseve, që operojnë në treg.

Një tjetër arsye mund të jetë shkëputja e një pjese të bizneseve nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, që luan rolin e FMF-së, duke zgjedhur një tjetër furnizues, edhe pse çmimet e larta të energjisë i kanë vendosur në kushte jokonkurruese këta të fundit./SCAN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco