Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

ARRSH, projekt për një Bypass në Elbasan, nis në fund të autostradës me Tiranën

ARRSH, projekt për një Bypass në Elbasan, nis në fund të autostradës me Tiranën

12:45, 05/10/2022
A+ Aa A-

Rritja e volumit të trafikut që i dejtohet Juglindjes së vendit ka bërë që të shihet mundësia për një Bypass në qytetin e Elbasanit i cili do të shmangte kalimin nëpër qytet. Autoriteti Rrugor Shqiptar tashmë po kërkon kompaninë që do të bëjë “Studim projektim By Pass Elbasan” duke e rifreskuar projektin që ka disa kohë që diskutohet me situatën reale në terren.

“Unaza aktuale e qytetit të Elbasanit, nuk ka parametrat e nevojshme për të përballuar trafikun në rritje të këtij korridori ndërkombëtar. Prandaj dhe është më se e nevojshme studimi dhe ndërtimi i ByPass-it të qytetit të Elbasanit, duke shmangur kështu zonat urbane, rritjen e kapacitetit të lëvizjes së trafikut përgjatë korridorit VIII si dhe rritjen e sigurisë si për përdoruesit e rrugës, ashtu edhe të banorëve të zonave përreth, që ndikohen nga ky aks rrugor” thuhet në dokumentin e ARRSH.

Konsulenti që do të bëjë studimin do të duhet të analizojë në detaj zonat ku do të kalojë ky segment dhe ndikimin që do të ketë në ndërtimet e zonës si dhe të gjejë alternativën më të mirë me pasoja më minimale. Po kështu do të studiohen kushtet e tokës, ato të hidrologjisë. Projekti është menduar të nisë nga përfundimi i autostradës Tiranë-Elbasan dhe të përfundojë në dalje të qytetit në segmentin Elbasan-Përrenjas. Duke qenë se aktualisht për këtë zonë po zbatohet edhe një projekt tjetër siç është “Zgjerimi i segmentit rrugor Elbasan-Qafë-Thanë” rreth 1 440 m larg fshatit Labinot Fushë” kjo pikë është një tjetër alternativë për përfundimin e Bypassit.

Rruga është menduar që të ketë dy korsi kalimi me 3.75 gjerësi secila, një korsi emergjence, , bankinë të asfaltuar, si dhe ishull trafiku.

“Bazuar në Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Elbasan, gjurma e ByPass-it të këtij qyteti është tashmë e përcaktuar. Por evoluimi i shpejt dhe në disa raste i pa kontrolluar i ndërtimeve dhe urbanizimi i zonës përreth qytetit të Elbasanit, mund të kërkojë studimin e varianteve alternative për gjurmën e ByPass-it. Gjithashtu, nga PPV-ja nuk janë marrë në konsideratë problemet hidrologjike, gjeologjike apo edhe relievi i zonës ku kalon ByPass-i, prandaj dhe ky studim më i detajuar, do nxjerr në pah këto problematika. Zgjidhjet e propozuara në projekt-ide, në qoftë se është nevoja, edhe lëvizja e aksit të rrugës nga gjurma e parashikuar në PPV, duhet të konsultohet dhe miratohet në bashkëpunim me qeverisjen vendore, Bashkinë Elbasan” thuhet në dokument./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco