Vendimi i ERE për fashën 800 KW mbetet në fuqi, botohet në fletoren zyrtare

Vendimi i ERE për fashën 800 KW mbetet në fuqi, botohet në fletoren zyrtare

12:44, 05/10/2022
A+ Aa A-

Në fletoren zyrtare është botuar akti i Entit të Rregullator të Energjisë për fashën mbi 800 kw. Sipas vendimit, kjo fashë ka filluar zbatimin që në datën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022.

Ndonëse Kryeministri ka njoftuar se vendimi nuk do të ishte i zbatueshëm për muajin tetor, ERE e bëri të qartë se kjo fashë vijon të jetë në fuqi dhe publikimi në Fletoren Zyrtare konfirmon aktin e Entit Rregullator të Energjisë.

Publikimi në fletoren zyrtare mban datën 30 shtator 2022, ndërsa online u bë mesditën e sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco