Arbitrariteti i Qeverisë ndaj punonjësve kushton 33 milionë euro: Vendimet e gjykatave për pushimet nga puna

Arbitrariteti i Qeverisë ndaj punonjësve kushton 33 milionë euro: Vendimet e gjykatave për pushimet nga puna

07:05, 30/09/2022
A+ Aa A-

Arbitrariteti i qeverisë në marrëdhëniet kontraktore me të tretët dhe me punonjësit e saj po i kthen vendimet e gjykatave në një kosto të madhe për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit.

Në fund të muajit qershor 2022, Ministria e Financave përllogariti se, stoku i detyrimeve buxhetore që rrjedhin nga vendimet e gjykatave arriti në 4 miliardë lekë ose 33 milionë euro.

Këto detyrime i përkasin më së shumti punonjësve që janë shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga vendet e tyre të punës, por edhe gjyqet që janë fituara nga kompanitë, që kishin kontrata për pune dhe shërbime me qeverinë.

Në stokun total të detyrimeve të prapambetura buxhetore, zëri i vendimeve gjyqësore është më i lartë nga 10 zërat e tjerë që krijojnë faturat buxhetore të pashlyera në kohë.

Në fund të qershorit 2022 stoku i detyrimeve të prapambetura arriti në 15,4 miliardë lekë, ndërsa vendimet e gjyqësore zunë 26% të stokut.

Të dhëna më të detajuara nga Ministria e Financave tregojnë se 84% (3,4 mld lekë) e detyrimeve që burojnë nga vendimet e gjykatave i zotëron qeveria qendrore.

Ndërsa 16 % (645 milionë lekë) i takojnë pushtetit lokal. Shumica e këtyre detyrimeve janë krijuar nga ankesat në gjykatë të punonjësve të administratës të shkarkuar nga puna. Shumica e tyre kanë fituar të drejtat në gjykatë duke fituar dëmshpërblim dhe rikthimin në punë. Shkarkimet nga administrata janë bërë në shkelje të legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil dhe kodit të punës.

Pavarësisht se entet publike në vijimësi i kanë zbatuar vendimet e gjykatave duke shlyer sistematikisht shumat ndaj ish -punonjësve, por shkarkimet të herëpashershme kanë bërë që gjithnjë të ketë një stok detyrimesh që nuk arrin të shlyhet në kohë ndaj kësaj kategorie.

Stoku i borxheve të pashlyera u zgjerua në gjashtëmujor me 1,6 miliardë lekë (13.8 milionë euro) ose 12.5 për qind më shumë se ne janar të këtij viti. Në krahasim me qershorin e vitit 2021, stoku i detyrimeve është ulur me rreth 12 për qind.

Borxhet e pashlyera në kohë janë shndërruar në një zë të rregullt buxhetor edhe pse qeveria pas vitit 2014 i forcoi ligjet për të parandaluar krijimin e tyre.

Një audit i imtësishëm në 2014 zbuloi rreth 71 miliardë lekë detyrime të prapambetura, ku u përfshinë gjitha faturat, përfshi edhe faturat e pashlyera të energjisë të enteve publike ndaj OSHEE-së.

Për të shlyer këto detyrime qeveria rriti huamarrjen e jashtme. Por donatorët që dhanë huatë, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar imponuan forcimin e rregullave për administrimin buxhetor në mënyrë që të parandalohej krijimi i të rejave./B.Hoxha

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS30/09/2022 12:01

Sipas statistikave zyrtare të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe sipas KLSH në Shqipëri që nga viti 2014 i vidhen buxhetit të shtetit, që supozohet të "mbohet" nga i zoti i shteëpisë, nga vetë qeveria nëpërmjet zyrtarëve të saj hajdutë 2,3 MILIARD EURO!!! Pra për 8 vjet buxhetit të shtetit, arkës financiare dhe monetare të popullit dhe taksapaguesve shqiptarë i janë vjedhur nga vetë qeveria rreth 18,4 MILIARDË EURO të thata. Si mendoni ju o popull shqiptar, vërtetë të jetë kaq kaqol, kaq idiot, kaq qorr dhe kaq budalla ky "lideri ynë glogal" Edvin Kristaq Rama, sa që ti vidhen nga vartësit e tij 18,4 MILIARDË EURO dhe ky akoma nuk e di???!!!!! Pra ky ose është një qorr, një injorant dhe një idiot, që që nuk bën vaki kurrë, ose është vetë kryehajduti, që ka 1000% mundësi dhe vërtetësi!!! Prandaj, ky ulërin se nuk më ka futur askush ndonjë euro në xhep. Sepse nuk është çmendur akush që të guxojë dhe t'i afrohet këtij giga-hajduti dhe ti fusë 3-4 mijë euro në xhep!! Ku e ka masën me miliona dhe miliarda, të cilat nuk mbahen as nëpër zarfa dhe as nëpër xhepa!!! 18,4 MILIARDA EURO që ka vjedhur këto 9 vite sundim, ku janë??? Janë nëpër sunduqe të groposura aty ku i dine vetëm këta hajdutë ordinerë. Pa llogaritur evazionin fiskal, koncensionet, PPP, tenderat, vjedhjet e minjve nëpër tatime dhe dogana, shpenzimet e ndryshme për zyra dhe pajisje luksi, pa llogaritur të ardhurat e munguara nga informaliteti dhe mashtrimet dhe abuzimet e ndryshme financiare nga tatimet, sigurimet shoqërore dhe taksat e ndryshme, pa llogaritur rreth 450 MILIONË EURO të humbura nëpër gjykatat tona për shkak të largimeve të padrejta nga puna dhe nëpër gjykatat ndërkombëtarr!!! Po të llogarisim të gjitha këto çdo vit buxhetit të shtetit i humbasin (vidhen) rreth 4 MILIARD EURO çdo vit, pra 2/3 e GDP së Shqipërisë vidhet dhe grabitet!!! Pra, Shqipëria nën sundimin e narko-diktatorit modern sorosian, sulltan satrapit të Surrelit, Edvin Kristaq Rama, dhe të Narko-Bandës së tij mafioze dhe kriminale të organizatës kriminale “RILINDJA”, ka humbur deri sot rreth 32 MILIARD EURO!! E kuptoni o shqiptarë, u janë vjedhur 32 MILIARDË EURO!!! Prandaj ky kriminel ulëret dhe pellet si gomar: AMINISTIA FISKALE!!! AMNISTIA FISKALE!! DUA AMNISTINË FISKALE DHE NUK PJERDH FARE AS PËR SHBA, AS PËR BE, OSBE, BRITANI APO PËR PARLAMENTIN EVROPIAN DHE FMN!!! I duhet amnistia fiskale vetëm pët të partuar dhe fshehur këto 32 MILIARDË EURO, dhe jo se i kërcet shumë për paratë e kriminelëve dhe të trafikantëve brenda dhe jashtë Shqipërisë!! Kjo është loja e qelbur e këtij krimineli të ndyrë!!! Një qeverie transparente, e ndërgjegjshme dhe që punon për popullin e vet dhe për zhvillimin e Shqipërisë, do t'i mjaftonte vetëm të mos vidheshin këto 4 MILIARDA EURO në vit dhe Shqipëria të bëhej një ZVICËR e dytë për 2 vjet!!!!! Mbajeni akoma Edvin Kristaq Ramën në pushtet dhe lërini fëmijët tuaj të marrin arratinë nëpër botë dhe të pastrojnë haletë e botës së qytetëruar!!!

Baci30/09/2022 11:23

Rama është futur në vorbullën e pisllëkut, shpërdoron fondet publike si i do qejfi, ca milionë dollarë për instalacione në kryeministri, ca milionë për satelit etj pa fund shpërdorime. Duhet rëzuar një orë e më parë, pasi sa më shumë të ri më shumë dëme dhe fatkeqësi do na shkaktoi

Shto koment

Denonco