Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Xama: Kostoja e anijeve të energjisë në Vlorë, 336 mln €! Tenderi i shpejtë dhe pa fond limit

17:02, 28/09/2022
A+ Aa A-

Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv krizën energjetike dhe dy anijet që erdhën nga Bangladeshi në Vlorë për të prodhuar energji elektrike. Xama deklaroi se deklaratat e Ballukut janë në nivelin e sarkazmës ndërsa theksoi se anijet dëmtojnë rëndë mjedisin.

"Deklaratat e Ballukut më duket më shumë se ironi, në nivelin e sarkazmës. Gjermania shpenzon energji më shumë se 500 terravat orë, ndërkohë po ta krahasojmë me Shqipërinë, në total konsumi vjetor i yni është 8 terravat, diferencë e madhe.

Këto dy anije nuk e kalojnë më shumë se 870 mijë megavat orë në vit apo 0.87 terrevat. Kjo përbën 0.16 për qind të nevojave që ka Gjermania për energjinë. Vetëm të thuash këto nuk konkurron dot me Gjermaninë."-tha Xama.

Gazetarja e ekonomisë tha se sipas programit ekonomik që ka miratuar KESH për vitin 2023 dhe 2024, kostoja totale për këto dy anije është 336 milionë euro ose 168 milionë euro në vit.

"Me matematikë të thjeshtë, çmim 200 euro për megavat orë. Po të shohim 6 mujorin e parë, kostoja e blerjes në import është 200 euro për megavat orë.

Të blesh energji të pastër fare që nuk shfrytëzohen hidrocentralet, është 200 euro ndërkohë që 200 euro na del me disa anije që do duan staf të specializuar, burime njerëzore, por shkaktojnë ndotje të madhe.

Edhe pse s’jam eksperte mjedisore, vetëm të thuhet se punojnë me naftë të rëndë, ndotja nga ky prodhim energjie është e madhe."-deklaroi Xama.

Më tej, Ola Xama tha se po të shohim procedurën e tenderit, ka qenë e shpejtë dhe pa përcaktim të fondit limit.

"E shpallur vetëm tre ditë tek prokurimet publike. As kufi monetar, as fond limit. Diçka që ndodh për herë të parë. Autoriteti kontraktor bën tender dhe nuk e di sa do shpenzojë. Si do e përjashtonte komisioni i prokurimeve publike?"-tha Xama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco