Standardet/ Shqipëria nuk i ndahet flamurit të zi për të 5-in vit radhazi

Standardet/ Shqipëria nuk i ndahet flamurit të zi për të 5-in vit radhazi

11:43, 03/07/2022
A+ Aa A-

Memorandumi i Parisit (një mekanizëm që kryen inspektimet mbi standardet e anijeve në Evropë) e ka renditur Shqipërinë sërish, për të pestin vit radhazi në listën e vendeve me ‘flamur të zi’. Kjo nënkupton që anijet me flamur shqiptar janë shumë të monitoruara në portet evropiane.

Në listën e këtij viti, Shqipëria renditet përkrah vendeve si Moldavia dhe Togo. Të tre këto vende konsiderohen me rrezik mesatar-të lartë nga Memorandumi i Parisit.

Renditja në listë është bazuar në numrin e përgjithshëm të inspektimeve gjatë një periudhe 3-vjeçare (2019-2021).

Image

Në deklaratën zyrtare Memorandumi njoftoi se 68 vende u ndanë në tre lista, të bardhë, gri dhe të zezë, sipas standardeve të shërbimit dhe sigurisë.

Listat e ‘Bardhë, Gri dhe Zezë’ paraqesin spektrin e plotë, nga flamuj të cilësisë të lartë deri te flamuj me një performancë të dobët, që konsiderohen me rrezik të lartë ose shumë të lartë.

Renditja në listë bazohet në numrin e përgjithshëm të inspektimeve gjatë një periudhe 3-vjeçare.

Respektivisht, 40 flamuj u përfshinë në ‘Listën e Bardhë’, 21 në ‘Listën Gri’ dhe 7 në ‘Listën e Zezë’.

Në vitin 2020, numri i përgjithshëm i shteteve në listë ishte 70, nga të cilat 39 në ‘Listën e Bardhë’, 22 në ‘Listën Gri’ dhe 9 në ‘Listën e Zezë’.

Një vit më parë, Shqipëria  u rendit në vendin e 70-të, në fund të listës së zezë, i krahasueshëm vetëm me disa vende afrikane.

Çfarë është Memorandumi i Parisit?

Memorandumi i Parisit ushtron një regjim inspektimi për anijet e regjistruara në porte, përveç atyre me atyre që i përkasin vendit ku është porti, me qëllim që të merren masa kundër anijeve që nuk janë në përputhje me rregullat dhe sigurinë.

Inspektorët quhen oficerë dhe u kërkohet të hetojnë pajtueshmërinë me kërkesat e konventave ndërkombëtare. Inspektimet  përfshijnë kontrollimin e anijes dhe personelit nëse janë  me ligjet ndërkombëtare në fuqi, aftësitë e drejtuesve dhe pajisjet e anijes.

Në vitin 1978, një numër vendesh evropiane ranë dakord në Hagë për një memorandum për auditimin e kushteve të punës në bordin e anijeve nëse ato ishin në përputhje me rregullat ndërkombëtare.

‘Lista e Bardhë’ përfaqëson anije me flamuj cilësorë me performancë të lartë. Flamujt me një performancë mesatare tregohen në ‘Listën Gri’, që mund të shërbejë si një nxitje për t`u përmirësuar dhe kaluar në ‘Listën e Bardhë’.

Në të njëjtën kohë flamujt në skajin e poshtëm të ‘Listës Gri’ duhet të jenë të kujdesshëm duke mos lënë pas dore kontrollin mbi të anijet e tyre sepse rrezikojnë të përfundojnë në ‘Listën e Zezë’ vitin e ardhshëm. /Durreslajm.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco