Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Eni Hasi: Tregu online po zhvillohet vrullshëm, biznesi të ndërgjegjësohet për promovim të marketingut

Eni Hasi: Tregu online po zhvillohet vrullshëm, biznesi të ndërgjegjësohet për promovim të marketingut

22:09, 03/12/2021
A+ Aa A-

Pedagogia e Universitetit Mesdhetar në Tiranë, Eni Hasi, e ftuar në emisionin Ekonomi Plus të moderatores Klaudja Karabolli në Syri Tv, foli për shitjet e blerjet online.

Hasi theksoi se tregu online po zhvillohet vrullshëm, duke shtuar se biznesi duhet që të ndërgjegjësohet për promovimin e marketingut.

“Marketingu online po zhvillohet. Pandemia pati ndikim rritjeje të shitjeve online. Kuptohet se ka hapësirë që bizneset duhet të ndërgjegjësohen për promovim të marketingut. Ka një klauzolë, që deri në 12 ditë kohë klienti mund të kthejë mallin, mendohet se mund të shtohet si afat, që mos ketë abuzime. Me kalimin e kohës, ne shikojmë se mosha mesatare e atyre që blejnë online janë rritur.

Blerjet online të lejojnë të shikosh një katalog më të mirë, ka kosto më të ulët, do ishte shumëpalësh formalizimi, çdo gjë është transparente, çdo formë që shkon drejt formalizimit do ishte për t’u përshëndetur. E vërteta është se jemi mbrapa me përdorimin e kartave të kreditit për blerje, ne akoma mendojmë se karta vlen vetëm për të tërhequr pagën. Kjo mendësi duhet të ndryshojë”, deklaroi Hasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco