20 vjet Vodafone Albania, 20 ditë me mijëra dhurata për klientët, këtë fund viti

20 vjet Vodafone Albania, 20 ditë me mijëra dhurata për klientët, këtë fund viti

15:51, 02/12/2021
A+ Aa A-

Me rastin e 20-vjetorit, kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri, do të japë çdo ditë, për 20 ditë me radhë, dhurata me vlerë për njerëzit e saj më me vlerë: klientët besnikë, por edhe ata të rinjtë!

Vodafone Albania feston këtë vit përvjetorin e saj. 20 vite teknologji, komunikim dhe inovacion, për të cilin ka pasur aq shumë nevojë çdo shqiptar i zakonshëm, por edhe biznes e kompani, të cilin teknologjia dhe qasja në internet e ka ndihmuar të zhvillohet e të rritet më tej.

Njëzet vite për një kompani në treg janë një arritje e rëndësishme, e cila nuk do të ishte e mundur pa klientët besnikë, por edhe të rinjtë, prandaj Vodafone Albania do t’i shpërblejë ata me dhurata.

Image

Çdo ditë, për 20 ditë rresht prej 3 dhjetorit, duke u futur në një nga aplikacionet e Vodafone, My Vodafone ose Juth app, klientët Vodafone do të kenë mundësinë të fitojnë dhurata të përditshme (kupona, VCoin, GB, minuta, SMS, etj.) si dhe të grumbullojnë bileta, të cilat do t’u sigurojnë pjesëmarrjen në shorteun e madh të datës 24 dhjetor.

Për të marrë dhuratën, klientët Vodafone duhet të klikojnë mbi ditën përkatëse në brendësi të funksionalitetit ‘20 vjet Vodafone’ brenda aplikacionit My Vodafone. Duke klikuar mbi ditën, klientët do të njoftohen me një ‘mesazh’ për dhuratën e ditës që mund të kenë fituar, si dhe për biletat që mund të kenë grumbulluar. Në momentin që mbledhin dhuratat e ditës, ata kanë mundësinë të blejnë edhe bileta shtesë për të rritur shanset e pjesëmarrjes në shorte.

Kështu, me rastin e 20 vjetorit, Vodafone Albania do të dhurojë në shorteun e madh dy makina elektrike Skoda Scala, 10 iphone 13 128GB, 10 Xiaomi Electronic Scooter, 100 Samsung Galaxy A12 (64GB White), 100 ora TCL MK30 Kids Watch, 150 aparate MLS Vista 4G, 500 ora Vodafone, 70 kufje Xiaomi Mi True Wireless Earphones 2 Basic. Ndërkohë, 100 klientë do të përfitojnë planin tarifor Vodafone Unlimited për 1 vit, 300 klientë shërbimin e internetit fiks me shpejtësi 100 Mbps për 1 vit, si dhe do të dhurohen 680 paketa Vodafone 4G Fly.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco