Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Nikolin Jaka: Informaliteti në Shqipëri 55%, ka mungesë dëshire për të zbatuar ligjin

VIDEO/ Nikolin Jaka: Informaliteti në Shqipëri 55%, ka mungesë dëshire për të zbatuar ligjin

21:39, 24/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka, në një intervistë në emisionin Këndi i Pano Sokos në Syri Tv, foli për situatën politike e ekonomike në vend.

Jaka theksoi se informaliteti sot në vend është mbi 55 përqind, duke shtuar se ka mungesë të dëshirës për të zbatuar ligjin.

“Ne mendomin se më 2022 do rregulloheshin të gjitha problemet që hapi tërmeti dhe pandemia. Ne prisnim qeveri që të ofrojë dorën e bashkëpunimit për sipërmarrje të shëndetshme. Mendoj se të gjitha qeveritë, politikat fiskale i kanë tek Ministria e Financave. Fatkeqësisht te Ministria e Financave janë të njëjtët ekspertë, që kanë statistika dhe makinë llogaritëse.

Paketat fiskale hartohen kështu prej 22 vitesh. Informaliteti sot në Shqipëri është mbi 55 përqind, vetëm në industrinë e qumështit informaliteti është 90 përqind. Autoriteteve ju mungon largpamësia dhe mungesa e dëshirës për të zbatuar ligjin. Ministria e Financave duhet të marrë përsipër zbatimin e ligjit në ekonomi, duhet formalizim, është kushti minimal. Ka sektorë me licenca monopol e kjo është e rëndë”, deklaroi Jaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco