VIDEO-SYRI TV/ KLSH: Shkelje në tenderin 5 milion Euro të Salillarit

VIDEO-SYRI TV/ KLSH: Shkelje në tenderin 5 milion Euro të Salillarit

12:13, 24/11/2021
A+ Aa A-

Procedura e tenderit 5 milion euro, e fituar nga Salillari, për ndërtimin e aksit Rruga e Kombit-Aeroporti i Kukësit, është e dyshimtë. Pikëpyetjet për këtë tender shtohen edhe me shumë pas auditimit të KLSH, ku konstatohet se qeveria nuk kishte parashikuar fonde për ndërtimin e kësaj rrugë në buxhetin e vitit 2021

SYRI TV

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur pikëpyetje për tenderin me vlerë rreth 5 milionë euro të fituar nga kompania “Salillari” për ndërtimin e rrugës lidhëse Milot-Morinë me Aeroportin e Kukësit, një procedurë ndaj të cilës edhe më herët ishin ngritur flamuj të kuq për procedura të dyshimta.

Në raportin për zbatimin e Buxhetit 2020, të dorëzuar së fundmi në Parlament, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se tenderi për këtë rrugë nuk ka qenë pjesë e planit të investimeve për vitin 2021. Për më tepër, KLSH-ja konstaton se Autoriteti Rrugor Shqiptar as nuk ka pasur në dispozicion fond për këtë investim, të tenderuar në fund të vitit 2020.

“Konstatohet se procedurat e prokurimit kanë filluar pa pasur fondet në dispozicion dhe vlera e angazhuar në shumën 681 milion lekë është përtej buxhetit të miratuar, si dhe ky projekt nuk është parashikuar që të në Projekt Buxhetin 2021”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i tashmë është në dispozicion të deputetëve.

Nga auditimi konstatohet se për këtë projekt janë filluar procedurat e prokurimit në datë 19.10.2020 dhe është lidhur kontrata në 24.12.2020 në shumën 681 milion lekë. Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik tregojnë se në tenderin “Ndërtimi i rrugës, lidhja e Autostradës Milot - Morinë me Aeroportin e Kukësit”, me fond limit 599 milionë lekë pa TVSH, kanë marrë pjesë 7 operatorë ekonomikë. Në përfundim të procedurave rezulton se 6 prej kompanive pjesëmarrëse në tender janë skualifikuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në garë ka mbetur vetëm kompania “Salillari”, e cila ka paraqitur ofertën thuajse më të lartë, krahasuar me pjesën më të madhe të garuesve të tjerë. Në manualet e Prokurimeve Publike ngrihen “flamuj të kuq” në rastet kur skualifikohen të gjithë operatorët dhe fituesi është i vetmi i mbetur në garë, për më tepër kur nuk ka ofertën më të ulët ekonomike.

Megjithatë, “flamuri i kuq” nuk duket se ka përbërë problem për autoritetet qeveritare, “flamuri i kuq” në tenderin mbi 5 milionë euro për ndërtimin e rrugës që lidh Rrugën e Kombit me aeroportin e Kukësit. Dhe, për më tepër, nuk ka qenë as problemi i vetëm. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se qeveria nuk ka pasur as para në dispozicion apo të planifikuara në momentin e tenderimit për të ndërmarrë një iniciativë të tillë. Por, siç ka ndodhur rëndom gjatë viteve të fundit, konstatimet problematike të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë shpërfillur nga institucionet qeveritare, të cilat kanë vijuar të pashqetësuara nga askush për përdorimin abuziv të parave publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco