VIDEO/ Kush po ua pret rrugën, turistëve për në Alpe? – Shqetësimi i dy eksperteve të bukurive të dimrit

VIDEO/ Kush po ua pret rrugën, turistëve për në Alpe? – Shqetësimi i dy eksperteve të bukurive të dimrit

15:07, 11/11/2021
A+ Aa A-

Nga jahtet luksozë të bregdetit që po presin me ankth në dyert e Kuvendit nëse qeveria do t’i fundosë me taksa, le ta hedhim vështrimin tek malet me borë dhe ngrohtësia e zjarrit, turizmi malor ky që ka nisur vitet e fundit të pëlqehet gjithnjë e më shumë.

Mirëpo, mirëpo...e ka edhe ai një problem: është etiketuar në fakt, turizëm i  paorientuar, i keqadministruar dhe i shtyrë drejt informalitetit. Këtë konkluzion e ka nxjerrë së fundmi, Kontrolli i Lartë i Shtetit. Për këtë arsye, dy zonja që e njohin mirë këtë fushë, kanë shpjeguar për vështirësitë që po has turizmi malor në Shqipëri dhe se cilat janë rrugët e zgjidhjes. Aida Gjeçi, përfaqësuese e zonë së veriut për Unionin Turistik Shqiptar dhe zonja Aurora Piroviç, guidë natyrore, ishin të ftuara në “Kafe Shqeto”.

Kafe Shqeto: Duke iu referuar auditimit të KLSH-së dhe problematikave që përballeni në çdo moment të stinës turistike, cilat janë problematikat kryesore që duan një zgjidhje të shpejtë?

Aida Gjeçaj: Ka shumë për të thënë. Fatkeqësisht kjo është një diagnozë shumë reale  ajo që ka bërë KLSH dhe problematikat janë nga më të ndryshmet, më të thella dhe shkojnë edhe zinxhir. Nëse do të përmblidhnim ato më kryesoret, zgjidhja e të cilave do t’i hapte rrugë zgjidhjes së problemit dhe krijimit të aktiviteteve gjithëvjetore ose dimërore, do të ishte që t’u japësh të gjithë malësorëve dhe pronarëve të tokave në veri, aktet e pronësisë. Çdo gjë bllokohet që nga hapi i parë që është akti i pronësisë.  Problemi është masiv, as 1% nuk e ka. Numërohen me gishtat e një dore në të gjitha alpet se sa vetë mund të kenë akt pronësie ose më mirë të themi një farë leje ndërtimi të një forme, një koncension të dhënë nga Kryeministri, por jo akte pronësie të vërteta.

Çfarë na ndihmon neve?! Disa po ndërtojnë dhe kush ndërton tani nuk ndërton dot pa letra. Edhe ata që po ndërtojnë, që kanë ndërtuar vitet e fundit, e para kanë shumë gjoba nga bashkitë  dhe e dyta rrinë me frikë se nesër a pasnesër do t’u prishet. Nëse duam të zhvillohemi, nëse duam të bëjmë struktura akomoduese të standartit dimëror me ngrohje dhe me një saunë mbase e me disa shërbime që në një turizëm dimëror janë të nevojshme për të pritur njerëz, se nuk mund të vijë dikush në dimër në Valbonë apo në Theth dhe të ngrijë së ftohi në darkë... pra, çdo gjë fillon nga aktet e pronës, që nuk mund ta zhvillosh pa këtë akt pronësie.

Kafe Shqeto: Thethi dhe, ju jeni eksperte e Thethit, duket se ka një bllokim pikërisht në kulmin e turizmit  kur Brezovica, Mavrova, Kolashini, janë destinacione që thithin milionat e shqiptarëve pas Vitit të Ri. Thethi është i bllokuar nga bora dhe mungesa e energjisë elektrike apo ka ndryshuar situata? – Ndiqini intervistat e plota në video me dy zonjat, njohëse të turizmit malor shqiptar./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco