Urgjente Oda Ekonomike Kosovë-Shqipëri! Eksperti: Nuk duhet të kemi konkurrencë. Të depolizitohet biznesi

Urgjente Oda Ekonomike Kosovë-Shqipëri! Eksperti: Nuk duhet të kemi konkurrencë. Të depolizitohet biznesi

21:38, 05/11/2021
A+ Aa A-

Problemet në Ballkanin Perëndimor kanë nxjerrë në pah nevojën e themelimit të Odës Ekonomike mes dy vendeve Kosovë-Shqipëri. Deri më tani ka pasur tentativa dhe iniciativa të ndryshme, por në aspektin kohor nuk kanë treguar se kanë qëndrueshmëri në aspektin afatgjatë.

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka rekomanduar që të ketë lëvizje pozitive në krijimin e një ode ekonomike të përkrahur nga dy qeveritë. I ftuar Skype nga Kosova në ‘Ekonomi Plus’, Gërxhaliu tha se paralajmërimet për mbajtjen e mbledhjes së qeverisë mes dy vendeve, Kosovë-Shqipëri, do të duhej të pasonin edhe me vendime që do të ishin në shërbim të bizneseve mes dy vendeve.

“Ne mes njeri-tjetrit duhet të depolitizohemi në biznes. Nuk duhet të ketë konkurencë, por bashkëpunim! Sipas meje ODA ekonomike duhet të jetë urgjente. Eshtë koha që problemet të sheshohen edhe mes dy liderve tanë të ketë marrëveshje për mbarëvajtjen e lirisë tregtare Kosovë-Shqipëri. Kemi nevojë për dialog, ku bahskimi ekonomik të na fuqizojë!“

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco