Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

RAPORTI/ Deloitte Albania prezanton rezultatet e vrojtimit të kryer me të rinjtë gjatë pandemisë

RAPORTI/ Deloitte Albania prezanton rezultatet e vrojtimit të kryer me të rinjtë gjatë pandemisë

17:11, 26/10/2021
A+ Aa A-

Çdo i  ri që hedh hapat e parë në tregun e punës, përballet me pikëpyetje, sfida dhe perceptime për karrierën, zgjedhjet e duhura dhe punëmarrësin ideal.

Që prej vitit 2015, Deloitte Central Europe, pjesë e së cilës ështe edhe Deloitte Albania, zhvillon studimin bazuar ne sondazhet me të rinjtë, studentët dhe sapo të diplomuarit mbi perceptimin e tyre rreth tregut të punës në Shqipëri. Vrojtimi i kryer gjatë vitit më sfidues, ai i pandemisë globale nxjerr në pah të dhëna interesante për tu marrë parasysh nga vendimmarrësit, institucionet arsimore, punëmarrësit dhe bizneset.

Në këtë kuadër, Deloitte Albania prezantoi sot rezultatet e vrojtimit ‘Hapat e Parë në tregun e punës’ dhe zhvilloi një diskutim të hapur mbi rezultatet me panelistët e ftuar: Kreshnik Robo, Partner dhe Drejtor Ekzekutiv i Deloitte Albania, Oltian Rrumbullaku, Zv.Minister i Arsimit, Prof. Ardian Civici, Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Dr. Martin Serreqi, Zv.Dekan i Fakultetit të Ekonomisë.

Roden Pajaj, Drejtor i Burimeve Njerëzore për Deloitte Albania zbuloi qëndrimin e të rinjve përsa i përket mënyrës se preferuar të punës në zyrë apo në distancë, karrierës jashtë vendit, punëmarrësit të preferuar apo kompetencave të punëmarrësve dhe punëdhënësve.

Rezultatet u diskutuan mes të ftuarëve dhe panelit si të dhëna të rëndësishme që duhen vlerësuar nga të gjithë aktorët, dhe reflektuar në strategjitë dhe politikat e  burimeve njerëzore te bizneseve, në hartimin e politikave dhe programeve të studimit nga institucionet e arsimit të mesëm dhe të lartë si dhe mbi të gjitha të nxitet bashkëpunimi i gjithë aktorëve me qëllim që të rinjtë të marrin rrugën e duhur të karrierës që në hapat e parë në tregun e punës.

Një fakt interesant i studimit tregon se pavarësisht nga popullariteti i të punuarit në distancë, shumë pjesëmarrës në vrojtim në vendin tonë pranuan se të qenit larg zyrës shoqërohej me një seri sfidash, si ndërprerjet dhe shpërqendrimet e shkaktuara nga anëtarët e familjes, menaxhimi i kohës (përfshirë tendencën e të punuarit shumë), vetminë dhe mungesën e komunikimit.

Pak më shumë se gjysma e të rinjve pjesëmarrës (51.8%) do të donte të punonte në distancë vetëm një ose dy herë në javë, ndërsa 17.3% e tyre do të zgjidhte të ishte larg zyrës për më shumë se një javë në çdo muaj. Çuditërisht, vetëm 5.5% thanë se do të dëshironin të punonin plotësisht në distancë. Rezultate që tregojnë se faktori social dhe kontakti fizik mbetet I domosdoshëm për ta.

Një pjesë e madhe e të rinjve pjesëmarrës në vrojtim kanë plane të përcaktuara që të lëvizin jashtë për të punuar, 67 % shprehen të bindur për të konsideruar punë jashtë vendit. Kjo mund të jetë një arsye pse shumë kompani të mëdha janë lloji më tërheqës i punëdhënësit (me 49.8% të përgjigjeve që i vendosin ata si zgjedhje e parë), shumë më përpara se bizneset e huaja të vogla ose mesatare (8.8%) dhe kompanitë kombëtare të mëdha (9.6%). 3.2% e të intervistuarve do të konsideronin të punuarin për një start-up, duke sugjeruar kështu se të rinjtë kërkojnë siguri në fillimin e karrierës së tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco