Kreu i Shoqatës së Transportit kundërpërgjigjet: Braçe kriminel, nuk ulet të na dëgjojë

Kreu i Shoqatës së Transportit kundërpërgjigjet: Braçe kriminel, nuk ulet të na dëgjojë

21:56, 22/10/2021
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i socialistëve Erion Braçe, ka reaguar ashpër për kolapsin me transportin publik në Tiranë.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, ai shkruan se qëndrimi është kriminal dhe se operatorët e autobusëve po përdorin një situatë pandemie për përfitime ekonomike.

Për këtë çështje ka reaguar Rixhin Qoshja, Kryetar i Shoqatës së Transportit Qytetas.

I ftuar në emisionin Ekonomi Plus SYRI TV me moderatoren Klaudia Karabolli, Qoshja deklaron se sjellja e Braces, që nuk po ulet me përfaqësues të Transportit Publik për të adresuar shqetësimet.

Qoshja: Braçe dhe kolegët e tij të ulen për të adresuar problematikat e transportit. Ndoshta nuk janë kërkesa kriminale, kriminel është Brace që nuk vjen për të diskutuar nëse ka kompetenca për këtë cështje.

Statusi i plotë i Erion Braçes.

“Ti themi gjerat sic jane:

KJO QE OPERATORET PRIVATE PO BEJNE ME AUTOBUSET NE #TIRANE, ESHTE KRIMINALE!🚍⛔

I kam degjuar privatet ne ligjerime me pashe neper tv;

Kam kuptuar qe “halli” i tyre eshte ekonomik-ka lidhje me fitimin, kontraktual.

E kuptoni diferencen?

Qendrimi i tyre konkret, ne linja autobusesh, per nje #fitim kontraktual, eshte i njenashem e kriminal;

Ne #Tirane, ata, po qarkullojne autobuse qe jane doemos bomba infeksioni. 💣🚍

Te perdoresh NJEREZIT qe levizin me autobuse per te arritur qellimet e fitimit kontraktual, eshte KRIMINALE ne kushtet e nje #PANDEMIE.

Eshte perhapje e qellimshme e infesksionit.

Kaq per tani.”- shkruan Brace. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco