Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Transporti publik në ngërç, operatorët: Qeveria nuk na dëgjon

Transporti publik në ngërç, operatorët: Qeveria nuk na dëgjon

21:33, 22/10/2021
A+ Aa A-

Në kulmin e krizës që ka përfshirë transportin publik, por edhe atë ndërqytetas, ministrja Belinda Balluku bëri bashkë në një tryezë përfaqësues të Shoqatës për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Balluku njoftoi se për operatorët do të nisë rilicensimi, proces që do të kryhet përmes platformës e-transport. Ministrja dha garancinë se licencat do t’i marrin vetëm operatorët që e meritojnë dhe plotësojnë kriteret.

Përfaqësuesit e transportit kërkuan edhe që të rregullohen oraret e autobusëve dhe terminalet. Për këtë të fundit, Bashkia e Tiranës tha se brenda 6-mujorit kryeqyteti do të ketë një terminal modern me të gjitha kushtet. Pas rritjes së çmimit të naftës, Shoqatat e Transportit paralajmëruan rritje te çmimit të biletave dhe kërkuan tryezë të përbashkët diskutimi për disa kërkesa ekonomike.

I ftuar në studion e emisionit ‘Ekonomi Plus’, kryetar i Shoqatës së Transportit Qytetas, Rixhin Qoshja foli për këtë krizë të krijuar nga mungesa e flotës së plotë të shërbimit të transportit urban.

“Ne kemi më shumë se dy vite që i kemi intensifikuar problemet e transportit publik. Këto transporte operojnë me humbje, për arsye të çmimit të naftës e shumë të tjera. Gjendemi para këtij hendeku qoftë për çmimin, pasi ne kemi kërkuar ndryshimin e çmimit të biletës që nuk ndryshon me vendimin e Këshillit Bashkiak. Fakti që punojmë me humbje tregon se nuk punojmë dot. Tani nuk kemi kushte për të operuar me flotëne plotë të transportit. Çmimi i karburantit dhe trafiku i rënduar na shkaktojnë këtë. Me çdo financierë kompanie kemi diskutuar por nuk ka asnjë mundësi për të operuar me flotën e plotë. Ky kolaps i ka kaluar pritshmëritë që i prisnim. Deri tani ka qenë e përballuar nga bizneset, por është e pamundur tani“.

Qoshja u shpreh se kompesimi i taksave nga DPSHTR ishte i vetmi kompensim që ndodhi dhe nuk pati asnjë kompesim tjetër pas goditjes së mbylljes nga pandemia.

Ekspert Transporti, Dashnor Memaj i ftuar në studion e emisionit përballë moderatores Klaudja Karabolli pohoi se sektori i transportit publik u godit tepër nga rritja e çmimit të karburantit.

“Faktorët ekonomik dhe infrastrukturor ka qenë gjithmonë një problem tek ne. Natyrisht që sektori urban apo ndërqytetas u godit nga rritja me 10-15% më shumë nga rritja e çmimit të karburanteve. Pra e gjitha për efekt ekonomik. Mungesa e terminaleve apo mungesat e disa kushteve përbën një tjetër shkak të mos mbarëvajtjes së këtij sektori. Një rrezik tjetër është mungesa e sensibilizimit të qytetarëve për të përdorur transportin publik. Mbetet për t’u parë në vijim pasi ka pas edhe masa për të rritur përdorimin masiv nga qytetarët të këtij shërbimi. Ne si union kemi bërë kërkesa ekonomike si rritja e taksës së qarkullimit apo edhe taksës, po ashtu edhe për çmimin e biletës elektronike të transportit ndërqytetas“.

 

Ndërkohë ka nisur aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të paligjshme të transportit ndërqytetës. Sa i përket dy kërkesave kryesore të përfaqësuesve të Shoqatës së Transportit, për reduktimin e TVSH-së nga 20% në 6%, si dhe heqjen e akcizës për naftën, Ministria e Infrastrukturës nuk premtoi një zgjidhje, por do të bëjë rolin e ‘avokatit’ tek Ministria e Financave.

Takimi në Ministri erdhi vetëm pak ditë pasi operatorët shkurtuan me 50% numrin e mjeteve që nxjerrin në qarkullim, duke shkaktuar vonesa deri në 40 minuta nëpër stacione. Kërkesat e Shoqatës së Transportit Urban minimalisht i kushtojnë buxhetit të shtetit 4.1 milionë euro. Konkretisht vetëm plotësimi i kërkesës për uljen e TVSH-së nga 20% që është aktualisht në 6%, në një vit i kushton buxhetit 1.8 milionë euro. Kërkesa e dytë për heqjen e akcizës që është 37 lekë për litër kushton në një vit 2.3 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco