Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

OSHEE blen 6.3 mln euro energji, furnizim vetëm për 4 ditë

OSHEE blen 6.3 mln euro energji, furnizim vetëm për 4 ditë

18:06, 11/10/2021
A+ Aa A-

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka arritur të blejë në tregjet ndërkombëtare më pak se gjysmën e energjisë së kërkuar. 

OSHEE ka arritur të blejë sot 6.4 mln euro energji, por kjo është e mjaftueshme vetëm për katër ditë furnizim, nga data 13 deri në 17 tetor.

Sasia e energjisë së blerë është 24 920 MWh, ndërkohë çmimi ka qenë 258.47 euro/MWH.

OSHEE njofton se nuk është siguruar sasia e kërkuar e energjisë, por më pak se gjysma e kërkesesë.

Ditët në vijim do të hapen edhe dy ankande për blerjen e sasisë prej 44 400 MHW energji. 

Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A, pjesë e shoqërise OSHEE Group, zhvilloi sot ankandin e radhës për blerjen e sasisë 44.400 MWh, e nevojshme për periudhën 13-17 Tetor. Sasia e kërkuar është për dy profilet, band dhe peak.

Ankandi u zhvillua në 3 faza (oraret 12:00-13:00-14:00), përmes platformës online. Renditja fillestare e ofertave që bëhet automatikisht nga platforma online, u ndoq nga media.

Në këtë procedurë, në të cilën morën pjesë 10 shoqëri vendase dhe të huaja, rezultoi se u sigurua më pak se gjysma e sasisë së energjisë së kërkuar, me çmim mesatar 255.79 Euro/ MWh. (rreth 4.9 milionë Euro.)

Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A sqaron se për plotësimin e sasisë së energjisë së kërkuar u zhvillua një ankand i dytë, në të cilën gjithashtu nuk u arrit të sigurohej sasia e energjisë së kërkuar. Pavarësisht zhvillimit të dy ankandeve, nuk u arrit të sigurohej sasia e kërkuar.

Rezultatet përfundimtare të të dy ankandeve të ditës së sotme janë: nga sasia e kërkuar prej 44,400 MWh, u sigurua sasia 24,920 MWh me çmim mesatar 258.47 Euro/ MWh (rreth 6.4 milionë Euro.)

Furnizuesi i Tregut të Lirë SH.A do të marrë masat e nevojshme për plotësimin e sasisë së nevojshme të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e OSHEE. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco