VIDEO/ Hajdarmataj: Shqiptarët të sigurojnë shtëpitë pas tërmeteve në vend

VIDEO/ Hajdarmataj: Shqiptarët të sigurojnë shtëpitë pas tërmeteve në vend

21:59, 01/10/2021
A+ Aa A-

Pandemia ka ndikuar në sigurimet e banesave nga pronarët në vend, ku mbi të gjitha kanë ndikuar në vështirësitë e likuiditetit të bizneseve tek sigurimet.

Lidhur me këtë fenomen bien në pikëpyetje edhe sigurimi i banesave që u dëmtuan nga tërmeti para rënies së pandemisë.

Sekretare Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj e ftuar në studion e ‘Ekonomi Plus’ me gazetaren Klaudja Karabolli në Syri Tv foli për sigurimet e banesave pas tërmetit të 2019 dhe nëse ka ndërgjegjësim.

“Banesat e termetit pas 2019 është një nga paradokset që nuk kanë reflektuar organet kompetente. Banesat e shkatërruara ishin ponarët që shtëpitë e tyre i kishin marrë me kredi. Vjen menjëherë nevoja për të ndërhyrë shteti që së bashku të krijojnë një ligj për katastrofat natyrore për të mbështetur kredi marrësit në këto raste, ashtu siç ndodh jashtë vendit kur ndodh dëmi dhe shteti mban përgjegjësi", tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco