VIDEO/ Eksperti bën deklaratën e fortë: Do të ketë mungesë punonjësish në çdo sektor

VIDEO/ Eksperti bën deklaratën e fortë: Do të ketë mungesë punonjësish në çdo sektor

21:53, 01/10/2021
A+ Aa A-

Bizneset që janë lidhura me programimin e kompjuterëve, metalurgjisë dhe materialeve elektrike, hoteleve, informacionit dhe komunikimit panë rritje të lartë në krahasim me periudhën para pandemike në tremujorin e dytë 2021.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, bizneset e programimit rritën mesatarisht fondin e pagave me 134 % në tremujorin e dytë të vitit 2021 në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në studion e emisionit ‘Ekonomi Plus’ në Syri Tv i ftuar ishte Shef ekzekutiv i EPPC, Erald Pashaj tregoi se ekonomia dhe punësimi po has probleme. Sipas tij ekonomia e tregut në vend duhet të rritet vit pas viti, duke punuar me reputacionin ndaj punonjësve.

Pashaj u shpreh për moderatoren Klaudja Karabolli se sektori i paprekur nga papunësia në vend është ai bankar dhe ka sektorë të shumtë ku pritet të ketë rritje kërkese për punë.

“Do të ketë rritje kryesisht në sektorët e teknologji informacionit do të ketë rritje kërkese për një drejtues IT. Hoteleria po ashtu do të ketë rritje pasi ka ndikuar sezoni, pra kërkohet forcë pune nga turistë të ardhur. Një qëndrim i pandryshuar mbetet sektori i shitjeve me pakicë, oferta agregate për punë”. 

Sipas Pashajt statistikat dëshmojnë se 57% e punëtorëve largohen prej pagës, kjo sjellë një nevojë të madhe për përmirësimin e një sërë elementesh për punonjësit.

Në lidhje live në studio ishte gjithashtu Erion Muca, ekspert punësimi i cili tregoi se sektorët e prekur nga ky fenomen janë ata sektorë që vuajnë mungesën e promovimit, pasi zgjedhin të marrin punëtorë që nuk janë të atij profesioni.

“Në 5 vitet e fundit ne ekonomi eshte rritur kerkesa. Bizneset kane fituar nje sasi te mire parash por nuk e kane shperndar me punonjesit e tyre. Ka shume kompani ne shqiperi qe nuk e njohin rolin e pagave te referuara.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco