Heqja e tarifave studentore në Kosovë, Qehaja: Premtim i mbajtur i qeverisë, shqetësimi ynë studentët në privat

Heqja e tarifave studentore në Kosovë, Qehaja: Premtim i mbajtur i qeverisë, shqetësimi ynë studentët në privat

21:59, 24/09/2021
A+ Aa A-

Heqja e pagesës për studentë në universitete publike, nuk ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së studimeve, e as në heqjen e barrës së shpenzimeve për studentë, thonë njohësit e çështjeve të arsimit. Argumenti kryesor që kërkojnë për shkollimin universitar është argumenti i barazisë. Ekspertet e shohin si padrejtësi përkrahjen e studentëve në universitete publike dhe jo edhe atyre në private.

Ekspert i arsimit në Kosovë, Rinor Qehaja, i ftuar në emisionin "Ekonomi Plus" në Syri Tv, u shpreh se ky vendim është një hap i rëndësishëm i qeverisë, por ka edhe një problem që do të përballen.

“Heqja e tarifës përqafon një taktikë të re që prej planit elektoral e tani qeverisës. Nuk është kundërshtuar as nga studentët, por problemi ngrihet a do të kenë përfitime nga kjo. Nuk presim ndonjë ndryshim Shqetësimi ynë ka qenë mos përfshirja e studentëve të privatit. Pasi nuk janë numër i paktë, e pjesa më e madhe janë nga zona rurale, ku kushtet janë të pakta. Duhet rikujtuar se shpenzimet e studentëve janë më shumë, kosto deri në 150- 200 euro në muaj sipas statistikave në vend, nga shpenzimet e banesave deri në shportë. Rreth 95 mijë studentë do të përfitojnë nga kjo.”

Qehaja u shpreh se vitet e fundit ka pasur rritje të numrit të studentëve. Të diplomuarit e shkollave profesionale janë më të shumtë në krahësim me ata të degëve të tjera, dhe ata kanë përfituar më shumë. Sipas tij, akreditimi i arsimit duhet të jetë një përkrahje për institucionet arsimore në vendin tonë. Dhe sigurisht duhet të përditësojmë në kuota, sepse jo të gjithë duhet të vazhdojnë studimet universitare, por ata që nuk kanë prirje në këto degë do t’i drejtohen edhe shkollave profesionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco